A do doje të bëje binjakë? Përgjigjet Dafina Zeqiri/ VIDEO

0 0

Mbrëmjen e djeshme këngëtarja Dafina Zeiqri ka qenë e ftuar në emisionin për fëmijë “Në kurthin e Piter Pan” dhe sigurisht nuk ka mundur t’u shpëtojë pyetjeve të gazetarëve të vegjël. Një nga pyetjet me më shumë interes ishte ajo lidhur me mëmësinë. Këngëtarja u pyet nëse do të donte të ishte nëna e dy binjakëve dhe përgjigja e saj ishte: Një rrugë e dy punë, pse jo?

Dafina shprehu dëshirën e saj për të pasur shumë fëmijë, madje tha se pasi të ketë fëmijën e parë nuk do të ndalet derisa të krijojë një skuadër futbolli.

Më tej, ajo shfrytëzoi këtë mundësi për të dhënë mesazhe shumë të rëndësishme lidhur me mëmësinë e vendimin e grave për t’u bërë nëna. Dafina tha se çdo grua është e lirë të vendosë sesa fëmijë dëshiron të bëjë, të jetë nënë beqare, pa partner, e martuar apo qoftë edhe të mos bëjë fëmijë.

Këngëtarja nuk la pa përmendur edhe nënën e saj e cila e vetme ka rritur tri vajza.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lajm i trishtuar për aktoren...

Lajm i trishtuar për aktoren e mirënjohur të humorit në Shqipëri, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj këto emocione trishtimi: Të dy...

Dafina Zeqiri dhuron paratë e...

Në këtë prag fundviti, këngëtarja Dafina Zeqiri ka mbajtur një premtim të bërë kohë më parë. Të gjitha paratë e fituara nga shitja e albumit të saj, "Dafinë Moj", kanë...

I mallkojnë fëmijët në Instagram,...

Gjuha e urrejtjes, sidomos në rrjetet sociale, përhapet me një shpejtësi e lehtësi të jashtëzakonshme. Kushdo, pas një tastiere apo ekrani të një pajisjeje inteligjente, mund të shprehë mendimi ne...

Marina dhe Getoari prindër për...

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë bërë prindër për herë të parë. Ditën e djeshme, moderatorja solli në jetë vogëlushen Marget. Emri i saj është bashkim i gërmave të para...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X