Mirembrema nena te dashura.
Dua te theksoj se pari, qe secila nga ju eshte nena me e mire ne bote per feminen e saj.
Qe kur i kemi patur 9 muaj brenda nesh, kemi duruar dhimbje dhe peripeci, me pas procesi i veshtire i lindjes (natyral ose operacion), me pas faza e rekuperimit dhe 1001 e nje pyetje e dilema brenda nesh , ore te gjata pa gjume e pa u ushqyer sic duhet, ne kohe rekord kemi lare dhembet, kemi vajtur ne wc apo bere dush. Disa here te vjella ne rrobat tona me te mira, apo dhe me keq… etj etj. Na ka ikur lodhja kur kemi pare buzeqeshjen e pare ne gjume, disa here jemi ngritur per ta pare nese merr fryme apo ka vape ose ftohte, i kemi mbajtur ne krahe, ne preher e ne zemer qe diten e pare qe i pame… e sa dhimbje, gezim e kenaqesi marrim cdo dite nga ata engjej qe Zoti i solli per secilen nga ne, e po ja dalim (Dilni me se miri).
Secila nga ne di zhvillimin dhe njeh me mire beben e saj, e perse duhet te ndikoheni nga fjalet e vjerres, kunates, shoqes, apo komshijes …?! E cila ne 5 minuta qe i shohin i vene diagnozen dhe hedhin helmin?
Ky status i dedikohet te gjitha nenave, nenave me te mira ne bote, te cilat mos ta vrasin fare mendjen per krahasimin e bebushave te tyre. Mos merziten nga helmet qe nxjerin njerezit nga goja, po te gezojne sa i kemi te vegjel, ti perkedhelim, te luajme e te kenaqemi. Se do rriten… do marrin jeten e tyre, si ne, qe jemi larg nenave tona!!
Perqafime nga nena e nje bebusheje 4 muajsh e cila qe diten qe dola nga spitali, tek ne korridorin e shtepise vura nje shenim. “Mendimi yt per rritjen e bebes time nuk ka vlere ,. Nese do te me ndihmosh, te lutem me laj enet, ose nder rrobat ” !!!!!
Vertete e kam bere 😊, e sma ndjen fare. Perseri do me shajne mua, po pune e madhe, une shijoj bebushen time nderkohe.
Perqafime jeni me te mirat 💋❤
Disable
Adblock
AdblockNe kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!
Faleminderit!





Pesha ideale
Ditët e ovulimit
Dita e lindjes
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu