3 ushqime dhe përbërës që mund të përkeqësojnë dhimbjen e shpinës

Dhimbja e shpinës është një nga llojet më të zakonshme të dhimbjes kronike, dhe mund të rrezikojë seriozisht shëndetin tuaj.




0 0

Por përkushtimi ndaj një diete të shëndetshme, ushqyese, ndër të tjera, mund të lehtësojë dhimbjen e shpines dhe ta bëjë njeriun të ndjehet shumë më mirë.

Inflamacioni

Ka një anë të mirë dhe të keqe të inflamacionit. Ai  luan një rol pozitiv në dëmtimet dhe infeksionet duke sinjalizuar sistemin imunitar për të riparuar dëmtimet dhe për të luftuar infeksionet. Sidoqoftë, një sistem imunitar që është jashtë ekuilibrit bën që inflamacioni të rritet në mënyrë të pakontrolluar. Inflamacioni kronik ka qenë i lidhur me disa sëmundje të tilla si diabeti dhe kanceri, dhe gjithashtu mund të çojë në dhimbje shpine.

Një sistem tretës i shëndetshëm mund të sigurojë një sistem të mirë muskular, dhe çdo gjë që ndikon në tretjen tuaj gjithashtu mund të ndikojë në muskujt tuaj. Shumë ushqime kanë treguar se ndikojnë në inflamacion, një shkak i zakonshëm i dhimbjes së shpinës. Pra e thënë shkurt, ushqimet dhe përbërësit që shkaktojnë inflamacion duhet të eliminohen ose kufizohen në dietën tuaj.

Këtu përfshihen:

  1. Konservuesit. Për të zgjatur kohëzgjatjen e shumë ushqimeve, shtohen aditivë dhe konservues. Këto mund të shkaktojnë një përgjigje imune e cila mund të ndikojë në nyjet dhe në shpinë, duke çuar në dhimbje shpine. Kujdesuni për ushqimet që përmbajnë karboksil, parabenë, celulozë, acid benzoik dhe sorbate kaliumi – të gjithë këto përbërës kanë një efekt inflamator në trup.
  2. Sheqeri. Sheqeri është një nga shkaktarët më të mëdhenj të inflamacionit, por një nga më të vështirët për t’u zvogëluar. (Kjo nuk vlen për sheqernat natyralë që gjenden në bulmet dhe fruta.) Sheqeri në dietën tuaj mund të krijojë inflamacion direkt dhe indirekt. Nivele të larta të sheqerit mund të rritin nivelin e insulinës – dhe insulina e lartë kronike çon në inflamacion.

Nëse hani ushqime me përmbajtje të lartë të sheqerit çdo ditë, ju po mbani sheqerin dhe insulinën tuaj në mënyrë kronike të lartë, duke i lënë nyjet tuaja të jenë nën inflamacion të vazhdueshëm. Ulja e konsumit tuaj të sheqerit mund të jetë sfiduese në fillim, por do t’ju sjellë shumë dobi në planin afatgjatë.

  1. Mishi i kuq. Mishi i kuq dhe mishrat e përpunuara të njohura si salcice dhe proshutë shoqërohen me inflamacion të lartë dhe duhet të shmangen nëse vuani nga dhimbjet e shpinës. Mishi i kuq përmban një sheqer të quajtur Neu5GC, i cili nxit inflamacionin. Do të ishte e arsyeshme të zvogëloni marrjen tuaj të këtyre ushqimeve në mënyrë që të zvogëloni inflamacionin dhe dhimbjet vijuese.

Ushqyerja në mënyrë të shëndetshme nuk është aq e vështirë. Ulni konsumin tuaj të produkteve të mësipërme të mishit dhe përqendrohuni në ushqime të papërpunuara që janë të pasura me antioksidantë dhe yndyra të shëndetshme, siç janë:

Frutat, sidomos luleshtrydhet, manaferrat apo frutat e tjera me kokrra;

Perime jeshile të errëta, me gjethe;

Arra, drithëra dhe bishtajore;

Ushqime me omega-3, siç janë peshqit dhe farat e lirit;

Mbani në mend se njerëzit me sasinë më të vogël të dhimbjes së shpinës janë ata që bëjnë ushtrime rregullisht, mbajnë një peshë të shëndetshme të trupit dhe ndjekin një dietë të duhur.

Lexo edhe: 3 ushtrime të thjeshta që ju lehtësojnë dhimbjen e shpinës gjatë shtatzanisë!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X