Pse gjithnjë dhe më shumë njerëz po fillojnë të kenë një gungë kockore pas qafës?

Njerëzit shpenzojnë aq shumë kohë duke shikuar smartfonat apo tabletat saqë poshtë kafkës se tyre po formohet një lloj kocke me majë.




0 0

Studiuesit mendojnë se është rritur numri i njerëzve që kanë protuberancë (gungë) në pjesën e jashtme të zverkut, poshtë kafkës së tyre.

Për herë të parë këto gunga u vunë re në vitet 1800 dhe në atë kohë konsideroheshin shumë të rralla, mirëpo tani njerëzit që kanë gunga në zverkun e tyre po shtohen gjithnjë e më shumë.

Për më tepër kjo gjë po ndodh më së shumti tek të rinjtë, pasi hulumtimet tregojnë se gungat janë më të shpeshta tek 18 deri në 30-vjeçarët.

Shkencëtarët në Universitetin e Bregut në Australi, kanë bërë hulumtime të hollësishme mbi këtë fenomen.

Ata skanuan më shumë se një mijë kafka që u përkisnin njerëzve që varionin nga mosha 18 deri në 86 vjeç, raporton BBC Future.

Hulumtuesi kryesor, Dr David Shahar, i tha BBC: “Unë kam qenë një doktor klinike për 20 vjet dhe vetëm në dekadën e fundit gjithnjë e më shumë po zbuloj që pacientët e mi kanë këtë rritje poshtë kafkës”.

Dr Shahar thotë se arsyeja pse kjo gungë po bëhet gjithnjë e më e zakonshme është koha që njerëzit, e veçanërisht të rinjtë, po shpenzojnë duke shikuar poshtë drejt celularëve.

Orët e kaluara gjatë lëvizjes me smartfonë, tableta dhe laptopë mund krijojnë shumë tendosje në disa pjesë të trupit që na duket sikur janë shumë të parëndësishme.

Kjo ndodh pasi muskujt që lidhin qafën me pjesën e prapme të kokës sforcohen shumë  ndërsa përpiqen të mbajnë në vend kokën, e cila mesatarisht mund të peshojë rreth 5 kg tek një i rritur.

Duke qenë se muskujt sa vjen dhe forcohen, skeleti rrit shtresat e reja të kockave për të përforcuar dhe zgjeruar këto kocka.

Mesatarisht, njerëzit kontrollojnë telefonat e tyre çdo 12 minuta, dhe ky sipas studiuesve është një lajm për t’u shqetësuar.

Dr Shahar ka treguar se edhe pse këto gunga pas qafës nuk shkaktojnë ndonjë efekt dëmtues, nëse krijohen ato nuk largohen kurrë.

Lexo edhe: Dhimbja e qafës, cilat janë shkaqet dhe si ta trajtojmë?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X