18-vjeçarja bëhet nënë për here të parë, shtanget kur i hap gojën vogëlushes së porsalindur

0 0

Një nënë e re ka ngelur e shtangur kur pa se vajza e saj e sapolindur hapi gojën dhe brenda kishte një dhëmb.

Bethany Green, 18 vjeçe, nuk mund t’i besonte syve kur pa dhëmbin e dalë të Avery-t, vajzës që ka lindur me një dhëmb të formuar plotësisht.

Foshnja ka lindur më 16 janar të këtij viti rreth 2.7 kg, pas një shtatzanie të qetë dhe një lindjeje që ka zgjatur rreth katër orë.

Por mamitë në Spitalin Victoria të Blackpoolit vunë re menjëherë diçka të pazakontë rreth Avery – ajo kishte një dhëmb të bardhë në gojën e saj.

Katër javë pas lindjes, Avery tashmë është bërë një nga pacientet më të reja të Klinikës Dentare të Genix Healthcare në Blackpool, Lancashire.

Ajo do të ketë kontrollin e parë tek dentisti, këtë javë, për të lejuar që mjekët të shqyrtojnë nëse dhëmbi i qumështit është rritur plotësisht dhe më pas të përcaktojnë se si duhet vepruar.

Shumicës së foshnjave u del dhëmbi i parë mes katër dhe shtatë muajve, megjithatë, një numër i vogël bebash lindin me një ose më shumë dhëmbë që quhen “natale” ose “të lindur”.

Nëna e vogëlushes tregoi:

Unë nuk e kisha kuptuar se isha shtatzënë deri në muajin e gjashtë, kështu që gjithçka ndodhi shumë shpejt. Vajza ime ka lindur me një dhëmb të dalë pak, ndërsa tani ky dhëmb po i rritet çdo ditë. Një nga mamitë e spitalit që në momentin kur vajza lindi, më tha  se duket sikur vogëlushja e ka një dhëmb. Unë e shpërndava foton e vajzës në rrjetet sociale dhe ajo u bë virale, pasi të gjithë filluan ta komentonin, duke qenë se nuk kishin hasur një rast të tillë më parë.

Lexo edhe: Dhembet e pare te bebes, 7 faktet qe prinderit duhet te dine

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X