Në ato momente i rikujtova edhe njëherë vetes se të jesh prind nuk është e lehtë

0 0

Edukimi i një fëmije është shumë i vështirë dhe jo më kot prindërimi quhet art. Të gjithë ekspertët e psikologjisë e mjekësisë këshillojnë të tregoni sa më shumë dashuri me fëmijët, edhe kur i qortoni apo u bëni vërejtje, të jeni të vendosur por asnjëherë të ashpër me ta.

Duke marrë në konsideratë këto këshilla, dhuna e fyerjet sigurisht janë të papranueshme dhe duhet të luftojmë sa më shumë kundër tyre, jo vetëm në marrëdhëniet tona personale, por ku të mundemi: në shkollë, në rrugë, në kopsht, tek të njohurit e kudo.

Megjithatë ka disa raste kur gjithë parimet mund të vihen në pikëpyetje.

Pak ditë më parë, në një nga rrugët me të njohura të Tiranës, në rrugën Myslym Shyri pothuajse u bëra dëshmitare e një tragjedie. Një fëmijë i vogël rreth 5 vjeç duke ecur në një distancë 2 metër përpara prindërve të tij tentoi të kalonte rrugën pa kontrolluar nëse po vinte ndonjë makinë. Rreziku ishte shumë pranë, aq sa mendoj një mrekulli e mbinatyrshme e shpëtoi atë fëmijë nga një aksident.

Ndenja tmerri më pushtuan mua dhe gjithë kalimtarët e rastit. Po prindërit vallë? As nuk dua ta imagjinoj si u ndjenë ata dhe nuk do të doja kurrë të vija veten në vendin e tyre.

Nga gjithë kjo situatë ndoshta edhe e justifikova veprimin që pasoi. I ati i djaloshit nuk mundi të përmbante veten. Ndaloi në rrugë dhe e qortoi ashpër të birin. Toni i tij vërtet ishte frikësues, por jo më i frikshëm se skena e pak minutave më parë, që për fat të mirë nuk përfundoi në tragjedi.

Në ato momente i rikujtova edhe njëherë vetes se të jesh prind nuk është e lehtë. Vërtet mund të jemi të butë, mirëkuptues, të dashur, të qetë e pozitivë me fëmijët, por çfarë mund të bëjmë kur jeta e tyre është në rrezik? A ka një të mesme të artë?

Po ju a keni pasur situata të ngjashme kur fëmija ka rrezikuar jetën dhe e keni qortuar ashpër?

Lexo edhe: Te jesh prind… te zgjatet jeta






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X