9 mënyra si t’i tregoj partnerit se jam shtatzanë

0 0

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t’i ndani me partnerin që ndihmoi në krijimin e këtij njeriu të vogël.

Por si ta bëni këtë moment po kaq të veçantë edhe për parterin? Më poshtë keni nëntë ide për t’i dhënë atij lajmin e shtatzanisë.

9 mënyra si t’i tregoj partnerit se jam shtatzanë:

  1. Thuaja me ushqime

Blini artikujt tuaj të zakonshëm në supermarket, por vendosni një pako me pelena për të porsalindurin. Kërkojini partnerit tuaj ndihmë për shkarkimin e çantave kur të ktheheni në shtëpi dhe lëreni të nxjerrë pelenat. Një mama tha: “Ishte qesja e fundit; burri im i nxori dhe tha: “Çfarë janë këto?!” Pastaj të dy filluam qanim!”

  1. Lëreni partnerin tuaj ta zbulojë vetë

Një nënë bëri testin dhe e la në banakun e kuzhinës që burri i saj ta zbulonte. Ajo tregon se ai nuk tha asnjë fjalë, por reagimi i fytyrës shprehu gjithë emocionin.

  1. Bëni disa teste dhe tregojani partnerit

Një mama tha: “Unë vrapova duke mbajtur 6 teste pozitive në duar dhe thashë “këto thonë se jam shtatzënë, por nuk mendoj se është plotësisht e saktë!”

  1. Jepjani lajmin e mrekullueshëm duke u zgjuar nga gjumi

Një nënë tha: “U zgjova në mes të natës dhe cikli i menstruacioneve nuk kishte ardhur ende. Bëra një test shtatzënie dhe doli pozitiv. Unë u hodha mbi burrin tim që po flinte dhe ia hodha testin në fytyrë. Nuk mund të prisja!”

  1. Një porosi shumë e veçantë për partnerin tuaj

Blini një libër të mrekullueshëm mbi të qenit baba dhe dërgojeni në shtëpi me një korrier, si porosi për bashkëshortin tuaj.

  1. Shkruajani në pjatë!

Me anë të aksesorëve dekorues për kuzhinë, mund të shkruani “jam shtatzanë” apo diçka që ta lërë të kuptoj lajmin. Kur t’ja çoni pjatën në tryezë, prisni reagimin e tij.

  1. Bëjini një dhuratë të veçantë

Porositni një bluzë të stampuar me shkrimin që doni ju, për shembull “Babai më i mirë në botë” dhe bëjani dhuratë partnerit.

  1. Lërini nëpër shtëpi objekte që e tregojnë qartë

Blini disa revista shtatzënie, biberona ose libra për emrat e bebeve dhe shpërndajini ato nëpër shtëpi. Mund të duhen disa minuta që partneri juaj t’i bashkojë të gjitha, por kur ta bëjë, do t’ia vlejë.

  1. Ushqimet e ëmbla + shtimi në peshë

Blini ose gatuani biskota, petulla, kekë, gjithçka që dëshironi, por sapo partneri të marrë kafshatën e parë, thojini se bën mirë të shtojë dhe ai disa kilogramë në muajt në vazhdim, ashtu si ju.

Lexo edhe: Lajmi i shtatzanise! Kur jua keni komunikuar familjareve tuaj?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X