9 mënyra sesi fëmijët ua nxijnë jetën dhe 9 arsye përse ju i doni shumë gjithsesi

0 1

# 1. Ata ju mbajnë peng

Shumica e prindërve jetojnë duke pritur për ditën kur vogëlushët tanë do të jenë mjaft të mëdhenj për t’u kujdesur për rutinën e tyre të mëngjesit. Por teksa përpiqeni t’i vishni në mëngjes dhe ata kundërshtojnë, në të vërtetë ata nuk duan të veshin atë që pëlqejnë. Qëllimi i tyre kryesor është t’ju përfshijnë në një luftë për pushtet.

Arsyeja # 1 Pse i doni ata: Ata janë mishërim gëzimi dhe të qeshurash e mund të kthehen në lumturi në një moment.

# 2. Ata janë dembelë

Bashkë me përvojat gjithëpërfshirëse të prindërimit është edhe pamundësia për ta nxjerrë fëmijën tuaj nga shtrati në mëngjes. Shpërblime, kërcënime, orë me zile, drita e diellit. Asgjë nuk funksionon.

Arsyeja # 2 Pse i doni ata: Jeta e tyre është e thjeshtë. Ndoshta juaja mund të jetë përsëri e thjeshtë një ditë.

# 3. Ata janë narcistë

Ju e keni vënë re sesi fëmija juaj kalon nga njëri cep i shtëpisë në tjetrin, si shtrihet në dysheme, ngrihet mbi divanë dhe refuzon me gjtihë forcën që t’ju bindet për shembull për të ngrënë ose për të fjetur. Këto janë pjesë e zhvillimit dhe një shenjë e vogël e narcizmit. Ata mund të ndiejnë trishtim dhe manifestojnë këto sjellje që dhe bota përreth tyre të ndihet si ata.

Arsyeja # 3 Pse i doni ata: Ata ende e kuptojnë të vërtetën. Të rriturit i bien rrotull të vërtetave për të mos ofenduar ose për të bërë njerëzit për vete. Fëmija juaj e thotë ashtu si e sheh dhe e mendon.

# 4. Ata janë “kafshë”

Ne të gjithë e dimë se fëmijët janë të çrregullt. Por, si një qen i pabindur ose si një derr i egër. Zakonisht ndodh menjëherë para se të vijnë mysafirë. Ata bëjnë rrëmujë në të tilla raste, derdhin të gjitha lodrat etj. Juve ju mbetet vetëm të pastroni më pas.

Arsyeja # 4 Pse i doni ata: Ata mendojnë se jeni një njeri model, pavarësisht se çfarë bëni. Ju kurrë nuk do të jeni aq të adhuruar nga dikush tjetër.

# 5. Ata janë vetë-shkatërrues

Fëmijët duket se kanë një dëshirë shkatërruese, të rrezikshme gjenetike. Ata mund të vijnë vërdallë me gërshërë e të rrezikojnë të priten, mund të rrinë në ballkone të larta etj. Është detyra e prindit të qëndrojë aty për t’u kujdesur gjithmonë.

# 6. Ata janë gjithashtu shkatërrues të rregullt

Për prindërit, e bardha është ngjyra e keqardhjes. Në një shtëpi me fëmijë, rrobat, mobiliet, muret e bardhë shumë shpejt do të njollosen.

Arsyeja # 6 Pse i doni ata: Ata kurrë nuk qëndrojnë të çmendur. Ndërsa ju jeni akoma duke i kritikuar për gabimin e radhës, ata kanë lëvizur, po bëjnë diçka tjetër që ju fal shumë dashuri e lumturi.

# 7. Ata veprojnë pak si të çmendur

E qeshura e fëmijëve është vërtet një gjë e çmuar. Epo, ndonjëherë. Por ndonjëherë fillojnë të qeshin, të luajnë, të llastohen pambarimisht e pa arsye. Për prindërit kjo gjë mund të shkaktojë pak probleme në vijueshmërinë e rendit të ditës.

Arsyeja # 8 Pse i doni ata: Ata ju duan pa kushte. Ju thjesht po ktheni favorin.

# 8. Ata duan “t’ju japin fund”

30 minuta para një udhëtimi të gjatë me makinë dhe fëmija juaj nuk pranon të përdorë tualetin. Ata janë të hutuar, ata janë të gatshëm vetëm të kundërshtojnë, ata janë kokëfortë. Duket sikur këto sjellje janë shkatërruese për ju si prind dhe nervat tuaja.

Arsyeja # 8 Pse i doni ata: Ata janë jashtëzakonisht elastikë. Një ditë, edhe ti do të mësosh të tërhiqesh pas.

# 9. Ata janë “zemërngushtë”

Fëmijët vetëm do të zihen me motrat e vëllezërit qoftë edhe për një lodër, e nuk do t’ja japin edhe pse vetë nuk do t’i prishte asnjë punë.

Arsyeja # 9 Pse i doni ata: Ata sjellin një perspektivë të re për të njëjtën rutinë të vjetër. Jeta me të vërtetë merr një dritë të re.

Lexo edhe: 10 frazat qe e bejne cdo prind te humbe durimin






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X