Shpesh mjafton shumë pak për të bërë që fëmija juaj të ndihet i lumtur dhe i qetë edhe në një moment që duket se diçka fillon ta irritojë atë. Mund të jetë një problem me tretjen, një irritim në zonën e bebelinës etj. Ja disa mënyra për ta bërë fëmijën të ndihet mirë brenda disa minutave.
1. Krijoni një ritual për fëmijën
Ndërsa ju ndoshta mendoni se fëmijës i pëlqejnë gjërat e papritura dhe emocionuese, gaboheni. Në të vërtetë për të nuk ka gjë që e bën më të lumtur se rutina e përditshme, ai duhet ta dijë se çfarë pason pas një veprimi, dremitjet e ditës, momenti i ushqyerjes, larja, të gjitha këto janë rituale që atij i japin siguri dhe e bëjnë të lumtur. Ju duhet të dini se lumturia e fëmijës arrihet me gjëra të vogla.
2. E lini të thithë
Thithja është insitikti i parë që shfaqet tek fëmija si nevojë për të mbijetuar, ai e bën këtë për të marrë ushqim. Për këtë arsye, fëmiaj edhe nëse e ka barkun të mbushur me ushqim, ndihet i lumtur kur thith. Ai mund të thithë gjirin, çuçon, gishtin e tij, në këtë mënyrë do të ndihet i sigurt.
3. I bëni fytyra qesharake dhe luani “sy mbyllazi”
Fëmijës tuaj i pëlqen t’ju shikojë, dhe madje shumë. Ai të shikon plot dashuri, sidomos nëse i bëni fytyra qesharake, i prekni hundën, luani duke mbyllur sytë etj. Për këtë arsye sa herë të zhvilloni një lojë të tillë ai do të argëtohet.
4. I bëni pak stretching
Stretchingu nuk i bën mirë vetëm të rriturve. Këtë mund ta bëni edhe me fëmijët tuaj. E vendosni me barkun lart dhe më pas i shtrini me kujdes këmbën e majtë me krahun e djathtë, më pas e përthyeni lehtësisht gjurin e djathtë deri në gjoks duke e spostuar më pas në hijen e majtë. E përsërisni këtë ushtrim edhe për gjymtyrën tjetër.
5. I lehtësoni dhimbjet e barkut
Nëse fëmija ulëret duke mbledhur këmbët drejt barkut, sidomos pasi ka pirë, mund të jetë duke vuajtur nga kolikat e barkut, të cilat janë tipike për fëmijët të cilët e kanë aparatin tretës në zhvillim e sipër. Për këtë arsye duhet të përpiqeni të lehtësoni dhimbjet e fëmijës duke e bërë atë të ndihet më i qetë.
6. Tregoni kujdes për zonën e bebelinës
Edhe nëse mund ta ndërroni fëmijën menjëherë pasi ka defekuar, mund të ndodhë që lëkura e tij të irritohet duke e bërë atë të ndiejë dhimbje që i shkaktojnë bezdi. Një veprim klasik që do të mund t’ju vinte në ndihmë do të ishte aplikimi i një kremi me bazë oksid zinku, duke krijuar kështu një barriere mbrojtëse kundër lagështisë. Ju duhet të keni parasysh se një fëmijë me të ndenjura të pastra, të thata dhe të kuruara është një fëmijë i lumtur.
7. I jepni diçka me ngjyra për të luajtur
Nga muaji i 4-t fëmija është në gjendje të mbajë në dorë objeket dhe për këtë arsye ju mund ta argëtoni atë duke i dhënë të mbajë në dorë objekte me ngjyra të theksuara. Një mundësi e mirë për ta bërë atë të lumtur do të jetë edhe varja e tyre diku në mënyrë që ai të përpiqet t’i kapë.
8. E mbani për të ecur
Një ushtrim i thjeshtë që do ta bëjë të lumtur fëmijën është ta mbani atë nga poshtë krahëve në mënyrë që të ecë duke e ngritur mbi disa pengesa që mund të vendosni nëpër shtëpi (kuti kartoni, rroba të hedhura në tokë etj). Cdo fëmije i pëlqen të bëjë hedhje mbi disa pengesa.
9. I bëni masazh në këmbë
Fëmijët i pëlqejnë masazhet tek këmbët. Pasi i keni bërë këtë asazh i shtyni lehtë gishtin e madh të secilës këmbë nga lart poshtë.
Materiale te ngjashme
Kur ke një fëmijë në...
Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...
Emra mysliman per bebe
Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...
Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...
Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...
Rritje e numrit të lindjeve...
Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu