9 menyra per te dalluar nje shtatezani me binjake

0 0

Shpesh nëna në fillimet e shtatëzanisë mund të jetojë me dyshimin e një shtatëzanie me binjakë. Sigurisht që ka disa mënyra për ta kuptuar këtë, të cilat mund të jenë:
1. Konfirmimi me anën e një ekografie
E vetmja mënyrë për ta marrë vesh me siguri nëse jeni apo jo duke sjellë në jetë binjakë (apo më shumë) është kryerja e një ekografie.
2. Rritja e madhe e peshës
Nëse në barkun e gruas do të jenë duke u rritur dhe zhvilluar më shumë se një fetus, ajo do të marrë shumë peshë trupore, gjë e cila do të shkaktohet nga disa faktorë të ndryshëm. Pesha që ajo duhet të marrë gjatë shatëzanisë duhet të jetë e përshtatshme për gjatësinë e saj, konstrukti, si edhe nga pesha e saj para mbetjes shtatëzanë. E megjithatë në rast se nëna ka në barkun e saj binjakë, pesha ideale do të ishte 3-4 kg më shumë se pesha normale për shtatëzanitë me një fëmijë.
3. Lodhja ekstreme
Kjo mund të shkaktohet edhe nga stresi, nga puna dhe përgjegjësitë e tjera që gruaja mund të ketë, por burime të shumta këtë e lidhin me shtatëzaninë binjake, ndoshta si pasojë e faktit që nëna duhet të plotësojë nevojat për ushqim të dy fëmijëve të ndryshëm.
4. Të vjella ekstreme
Gjatë shtatëzanisë, gati 1 në 2 gra vuan nga të përzierat dhe të vjellat e mëngjesit. Zakonisht, mendohet se shtatëzanitë me binjakë karakterizohen nga të vjella shumë herë më të mëdha, por nuk duhet të anashkalojmë edhe rastet e shtatëzanive me binjakë, të cilat nuk shfaqin asnjë problem, gjë e cila mund të ndodhë edhe gjatë një shtatëzanie me një fetus brenda uterusit të nënës.
5. Rrahje të ndryshme zemre
Rrahjet e zemrës së fëmijës mund të dëgjohen gjatë vizitave rutinë, dhe nëse do të ketë më shumë se një rrahje zemre mjeku do të jetë në gjendje ta dallojë, pasi secila do të jetë e ndryshme nga tjetra. Megjithatë mund të ndodhë që ato të mos jenë një tregues shumë i “besueshëm”, duke qënë se rrahjet e zemrës mund të dallohen në zona të ndryshme të barkut të nënës.
6. Vlerat e larta të hormonit beta hCG
Beta hCG është një hormon që prodhohet gjatë periudhës së shtatëzanisë, dhe nëse do të kemi të bëjmë me shtatëzani me binjakë, vlerat e saj në gjak mund të jenë shumë më të larta se normalja. Megjithatë kjo jo detyrimisht duhet të merret si një tregues i një shtatëzanie me binjakë, dhe për këtë arsye do të nevojitet saktësimi i vlerave të larta të beta hCG me anën e një analize gjaku.
7. Matja e lartësisë së uterusit
Gjatë shtatëzanisë, shumica e mjekëve gjinekologë, matin lartësinë e uterusit të nënës (distance nga kocka pubike deri tek kulmi i uterusit), matje e cila tregon moshën e shtatëzanisë. Gjatë një shtatëzanie me binjakë, zakonisht uterusi, hapet më shumë dhe për pasojë lartësia e tij do të jetë më e madhe krahasuar me moshën e shtatëzanisë.
8. Lëvizjet e hershme të fetusit
Mendohet se gratë që kanë brenda trupit të tyre binjakë, i ndiejnë lëvizjet fetale më shpejt se ato që kanë brenda uterusit një fëmijë. Ju duhët të dini gjithashtu se edhe gratë të cilat e kanë shtatëzaninë e dytë, qoftë ajo binjake ose jo, zakonisht i ndiejnë këto lëvizje më shpejt se shtatëzania e parë.
9. Trashëgimnia
Shtatëzanitë me binjakë mund të jenë frekuente për disa familje, dhe për këtë arsye nëna mund të jetë në pritje që kjo të ndodhë edhe tek ajo. Pra në disa raste nëna dyshon që në fillim që në trupin e saj po zhvillohet më shumë se një fëmijë.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X