9 gjerat qe nuk duhet t’i thoni nje nene qe ka lindur me operacion

0 0

Ndonjëherë do të duhet të dëgjosh komente që do të bëjnë të ndihesh në faj për mënyrën si ke lindur, ndonjëherë do të dëgjosh edhe eksperienca të një lindje natyrale të treguara me “naivitet” por që do të trondisin thellësitë më të mëdha të qënies tënde, do të bëjnë të ndihesh “më pak nënë” për fëmijën tënd, për qënien tënde si nënë, por ti duhet gjithmonë të mbash mend se je nëna më e mirë në botë për fëmijën tënd. Të qënit një nënë e mirë apo e keqe nuk e përcakton bisturia apo kalimi nëpër kanalin e lindjes!
Dhe ndërsa ty nënë e dashur të drejtohem në këtë mënyrë, ty si person i afërt i saj të them se nuk duhet t’i drejtosh asaj shprehje të tilla si:
Rëndësi ka që ke një fëmijë të shëndetshëm. Dhe nëna ka rrezikuar jetën e saj për këtë gjë.
Mund të provosh për lindje natyrale herën tjetër. E lini të qetë nënën të vendosë vetë nëse do të ketë një herë tjetër dhe si do të zhvillohet lindja.
Kjo nuk mund të quhet si një lindje. Nënat me lindje natyrale e duan më shumë fëmijën. Një marrëzi e tillë nuk duhet as të mendohet dhe jo më t’i drejtohet një nëne.
Sa mirë që nuk ndieve dhimbjet e lindjes. Përveç faktit se nëna mund të ketë kaluar disa orë të mira me dhimbje para se të ketë hyrë në operacion, duhet të mendoni pak për dhimbjet post-çezariane. Dhe në besoni, do të mendoheni dy herë para se të flisni sërish!
Shpëtove nga “çarja” vaginale. Seriozisht? Mendoni se të qepësh barkun është më e lehtë se një qepje vaginale?
Pse e zgjodhe, ishte më e lehtë? Të lutem mjaft! Gruas i duhet të marrë vazhdimisht qetësues dhe për më tepër ka një fëmijë për t’u kujdesur!
Nuk je e shqetësuar se fëmija mund të ketë një problem shëndetësor si pasojë e mos kryerjes së lindjes vaginale? Sigurisht që jam! Por të lutem, tashmë lindja ka ndodhur!
Gjatë lindjes time natyrale u ndieva… I evitoni këto tregime sidomos gjatë muajve të parë pas lindjes.
Mund ta shikoj pak shenjën? Jo! Është diçka që po të kem dëshirë e tregoj vetë!

Lexoni edhe: Lindja me operacion, kur eshte e nevojshme?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X