9 gjera qe duhet te dini rreth medikamenteve dhe gjidhenies

0 0

Cilat janë medikamentet që mund të përdoren ndërsa jeni duke ushqyer fëmijën me gji? Çfarë duhet të dimë rreth përdorimit të tyre gjatë shtatzanise?


Shumë nëna kanë frikë se mos dëmtojnë fëmijën e tyre, dhe për këtë arsye stepen para se të përdorin një medikament të caktuar.

Dekalogu nga Ministria e Shëndetësisë:

  1. Për të kuptuar cilat medikamente mund të përdorni gjatë gjidhënies duhet të merrni gjithmonë mendimin e mjekut. Evitoni marrjen e medikamenteve pa recetë (me iniciativën vetjake).
  2. Disa medikamente të sëmundjeve kronike, nëse merren në mënyrën e duhur nuk shfaqin efekte anësore tek fëmija.
  3. Nuk duhet të mendoni se të njëjtat medikamente që kanë qënë më pak të rrezikshme për shtatëzaninë do të jenë edhe për gjidhënien. Mjeku duhet të shprehë mendimin e vet.
  4. Medikamentet duhet të merren menjëherë pasi fëmija ka pirë gji. Nëse është e nevojshme duhet të ndryshoni orarin e marrjes së medikamentit.
  5. Edhe pse shumica e medikamenteve kalon në qumështin e gjirit, efekti i tyre helmues është shumë i reduktuar duke qënë se sasia që kalon në qumësht është e limituar. Masat duhet të merren në varësi të rastit dhe medikamentit.
  6. Një medikament konsiderohet jo i rrezikshëm për gjidhënien në rast se ai ka shumë pak rrezik për të shfaqur efekte negative tek fëmija, pra gjithçka varet nga medikamenti. Jo të gjithë nuk janë të këshilluar për t’u përdorur nga nëna e re.
  7. Pasi keni përdur një medikament vëzhgoni sjelljen e fëmijës, dhe nëse vini re dicka që nuk shkon shkoni tek pediatri.
  8. Nëse do të merrni një medikament për një kohë të caktuar dhe fëmija nuk duhet të pijë gji, ju duhet të shtrydhni gjirin me pompë dhe më pas ta derdhni qumështin. Ndërkohë duhet të stimuloni prodhimin duke shtrydhur me dorë dhe pompë gjirin për të paktën 6-8 herë në ditë.
  9. Mund të grumbulloni një sasi të caktuar qumështi të cilin mund ta përdorni në momentin që do të merrni një medikament të rrezikshëm.

Lexoni dhe:A mund te perdorim OKI ne shtatzani?

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X