Përpara se të bëni mamografinë tuaj të parë, me siguri ju keni pyetje dhe hezitime dhe do të donit të kishit informacione paraprake.
9 gjëra që duhet të dini para se të bëni mamografinë tuaj të parë:
Mos përdorni deodorant
Alumini i pranishëm në deodorant mund të ndikojë shumë në rezultatin e mamografisë, duke dhënë një përgjigje që mund të jetë shumë larg reales. Ato shfaqen si njolla të bardha që janë shumë të ngjashme me njollat e kancerit që shfaqen në ekran. Edhe pse nuk e aplikoni deodorantin direkt në gjoks, mamografia kap shumë edhe nga zona rreth tij.
Lëreni kontrollin pas periodave
Gjinjtë kanë tendencë të jenë më të ndjeshëm para dhe gjatë periodave. Prandaj, gjendja e tyre gjatë kësaj periudhe nuk është më normalja e mundshme. Për këtë arsye këshillohet që kontrollin ta bëni disa ditë pasi të keni kaluar periodat, në mënyrë që të keni një pamje sa më të qartë dhe reale.
Zgjidhni vendin e duhur
Vendi ku bëni mamografinë duhet të jetë i çertifikuar dhe të plotësojë kriteret e besueshmërisë.
Merrni acetaminofen para mamografisë
Për shkak të rrezatimit që ka mamografia, mund të ndjeni pak dhimbje gjatë procedurës, prandaj një ilaç i tillë qetësues është i këshillueshëm.
Njihni historinë tuaj familjare
Gjatë takimit të mamografisë mjeku do t’ju pyesë lidhur me të afërmit tuaj që mund të kenë pasur probleme me gjirin. Është mirë të keni informacion në mënyrë që mjeku të ketë më të qartë predispozitën tuaj gjenetike, për t’ju dhënë këshillat e duhura.
Kini parasysh që ekzaminimi do të zgjasë pak
Procedura e mamografisë mund të zgjasë reth 15- 30 minuta.
Mund (dhe duhet) të bëni mamografi nëse keni silikon në gji
Për gratë që i kanë gjinjtë me silikon, mamografia ka dy përfitime. Përveçse zbulon nëse ka apo jo masa tumorale, gjithashtu shikon edhe gjendjen dhe cilësinë e implanteve që keni në gjinj.
Nuk duhet të keni frikë
Sido që të jenë rezultati i mamografisë, kini parasysh që kapja në një fazë të hershme e kancerit të gjirit, e bën shumë më të lehtë trajtimin e tij.
Lexo edhe: Mamografia 3D më e saktë në identifikimin e tumoreve
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu