9 fakte rreth bebave qe ndoshta nuk i keni degjuar me pare

0 0

Edhe pse mund të keni lexuar pafund informacione, kur vjen puna tek bebet shumë gjëra sërish ngelen të reja për sytë dhe veshët tanë.
Dhe e dini se cilat janë 9 prej tyre që ndoshta nuk i keni dëgjuar më parë?
1. Feçet e para nuk kanë aromë. Bëhet fjalë për mekoniumin i cili përbëhet nga mukusi, lëngu amntiotik etj, por që nuk përmban bakterie të zorrëve dhe për pasojë nuk ka aromë.
2. Ndonjëherë bebet e mbajnë frymën. Pushimi i frymëmarrjes mund të zgjasë për 5-10 sekonda. Nëse zgjat më shumë dhe bebi bëhet blu duhet të shkoni tek mjeku.
3. Ata qajnë pa lotë. Rreth muajit të parë ata fillojnë të nxjerrin lot.
4. Bebet kanë gjinj të fryrë dhe shpesh duken sikur nxjerrin qumësht. Këto janë sekrecione që nuk duhet të shtrydhen në asnjë mënyrë. Vajzat e vogla mund të kenë edhe mini perioda që zgjasin disa ditë.
5. Atyre u pëlqen ta mbajnë kokën të kthyer në krahun e djathtë. Vetëm 15% e tyre preferojnë të kthehen majtas ndërsa qëndrojnë në shpinë.
6. Ata kanë një numër më të madh të disa qelizave specifike nervore. Ato me rritjen “vdesin” dhe nuk riprodhohen më.
7. Djemtë e vegjël kalojnë ereksione. Zakonisht kjo ndodh para se të urinojnë dhe ju nuk duhet të ndiheni aspak në siklet në lidhje me këtë pasi është shumë normale. Kjo gjë mund të dallohet edhe nëpërmjet një ekografie ndërsa ai është në barkun tuaj.
8. Ata tremben nga vetja e tyre. Bëhet fjalë për refleksin Moro dhe ndodh në momentin kur ai hap krahët dhe duart për t’i afruar sërish pranë trupit të tij.
9. Disa shenja të trupit do të zhduken. Për shembull një shenjë e kuqe që mund të ndodhet në zonën e qafës mbrapa koke. Kjo mund të ndodhë brenda disa javësh apo vitesh.

Lexoni edhe: Dita e pare me te porsalindurin, 3 gjera qe duhet te dini 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X