8000 hapa në shtëpi për të mbështetur fëmijët me autizëm, po ti a do bashkohesh?

0 1

Dy prilli është Dita Ndërkombëtare e Autizmit dhe në kuadër të kësaj dite në të gjithë botën ndërmerren aktivitete e nisma ndërgjegjësuese për gjithë shoqërinë për të qenë më pranues, dashamirës e mirëkuptues ndaj këtij grupi të shoqërisë.

Askush nuk duhet të harrojë se autizmi nuk zgjedh dhe një person i këtij spektri që dikur na dukej i largët, një ditë mund të jetë shumë më pranë nesh se ç’kishim menduar. Mund të jetë fëmija, nipi, mbesa, kushëriri, kushërira jonë etj.

Në kushte normale, kjo ditë do të shoqërohej me shumë aktivitete në terrren, por duke qenë se e gjeti thuajse gjithë botën të karantinuar, ka pasur iniciatorë të ndryshëm, që kanë ndërmarrë nisma përshtatur me kushtet ku gjendemi.

Motoja kryesore e ditës është të vrapojmë për autizmin, por duke qenë se s’mund ta bëjmë, këngëtari Landi Hysi, aktivist për të drejtat e persoanve me aftësi të kufizuar ka hedhur idenë që secili të bëjë 8000 hapa brenda në shtëpi.

Po ty, si të duket kjo ide? A do t’i bësh 8000 hapa për të treguar mbështetjen tënde ndaj fëmijëve të spektrit të autizmit?

Lexo edhe: Mutacioni në spermën e babait mund të parashikojë rrezikun e autizmit tek fëmijët






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X