Thithin gishtin
Pse e bëjnë këtë:Gishti për fëmijët e vegjël është një objekt sigurie, pasi është gjithmonë aty sa herë kanë nevojë.
Çfarë duhet të bëjnë prindërit:Përpiquni t’i mbani sa më të zëna duart e fëmijës duke bërë lojëra, recituar, kënduar që të shpërqëndrohen.
Janë të varur nga çuçoja
Pse e bëjnë këtë:Ngjashmëria që ka çuçoja më ndjesinë e pirjes së qumështit, krijon rehati tek fëmijët.
Çfarë duhet të bëjnë prindërit: Së pari, krijoni disa vrima në thithën e çuços që ajo të bëhet e pakëndshme për fëmijët.
Nuk ndahen dot nga një objekt i dashur
Pse e bëjnë këtë:Fëmijët kanë nevojë për dashuri e siguri, sidomos kur kanë frikë nga errësira, zhurma, të panjohurit etj.
Çfarë duhet të bëjnë prindërit:Ky zakon nuk është i dëmshëm, përveçse kur ndikon në jetën e përditshme të fëmijës. Për shembull nuk del të luajë sepse do të marrë me vete arushin. Në këto raste, përpiquni ta mbushni ditën e fëmijës me sa më shumë aktivitete që ata pëlqejnë.
Zgjohen natën
Pse e bëjnë këtë: Kjo nuk ka ndonjë aryse specifike përse fëmijët e bëjnë, përveçse me rehatinë ose jo të gjumit.
Çfarë duhet të bëjnë prindërit:Mbajeni fëmijën jashtë gjatë ditës sa më shumë të jetë e mundur dhe vëreni në gjumë kur të jetë i përgjumur jo i raskapitur, sepse kjo ndikon në një cilësi jo të mirë të gjumit.
Shkul flokët
Pse e bëjnë këtë:Shkulja e flokëve është një mënyrë me të cilën fëmijët përballojnë stresin.
Çfarë duhet të bëjnë prindërt:Në këto raste në vend që të përqëndroheni tek veprimi që bën fëmija dhe ta qortoni, përqëndrohuni të kuptoni çfarë i jep stres fëmijës dhe si mund ta eleminoni.
(E njëjta gjë vlen edhe për kafshimin e thonjve)
Kruajtja e hundëve
Pse e bëjnë këtë: Fëmijët ndijenë sikur gjithmonë kanë diçka për t’u marrë me hundët e tyre.
Çfarë duhet të bëjnë prindërit:Shpjegojini fëmijës se ky veprim nuk duhet të kryhet në publik dhe derisa ata vetë ta kuptojnë, mbajini të zënë me aktivitete zbavitëse dhe edukative.
Lexo edhe: 5 zakonet e shendetshme qe nuk duhet t’i anashkaloni asnjehere
Sorry, there are no polls available at the moment.')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu