8 Ushqimet që edhe vetë nutricionistët i shmangin kategorikisht

0 0

Për të mos e torturuar veten me dietat strikte, nutricionistët modern rekomandojnë që të hani shëndetshëm dhe të bëni ushtrime. Ekspertët gjithashtu kanë krijuar tabela dhe lista produktesh që duhen konsumuar duke u bazuar tek vetitë e tyre ushqyese. Ne të gjithë e dimë se buka e bardhë, ushqimet e skuqura, ëmbëlsirat dhe pijet me gaz janë të ndaluara, por ka më shumë produkte që duhet të futen në listën e ushqimeve të ndaluara.

Bright Side ka dhënë një listë me këto produkte që mund të jenë vërtet të dëmshme dhe që dietologët i shmangin.

1.Jogurti i ëmbël. Produktet e përditshme të dietologëve nuk janë të ëmbla. Jogurti i bën vërtet mirë trupit tonë por vetëm nëse konsumohet pa sheqer apo lëngje frutash. Nutricionistët rekomandojnë të shmangen produktet e qumështit që përmbajnë përbërës frutash apo drithërash. Në vend të kësaj mund t’i shtoni kosit natyral fruta të freskëta.

2.Orizi. Thuhet se orizi është pothuajse si buka dhe sipas nutricionistëve orizi i bardhë është më pak i dobishëm. Ai përmban sasi të madha të karbohidrateve të thjeshta që mund të shkaktojnë shtim në peshë. Mund të konsumoni oriz por sigurohuni që të jetë i një cilësie vërtet të lartë.

3.Majdanozi. Majdanozi mund të jetë vërtet i dëmshëm. Amvisat apo kuzhinierët që nuk kanë përvojë nuk duhet ta shtojnë majdanozin në sallata pasi ai fillon të mbledhë disa nitrate dhe të kthehet në helmues nëse kalojnë 30 minuta.
Nutricionistët sugjerojnë të mos i vendosni majdanoz gjellës deri pak para se ta shërbeni, në mënyrë që majdanozi të ruajë të gjithë elementet e dobishëm.

4.Salcat. A keni vënë re ndonjëherë se si pasta dhe salca e domateve krahasohet me ketchupin e blerë nga dyqani? Majoneza, tartari, mustarda dhe salcat e tjera nuk bëjnë përjashtim nga rregulli. E vërteta është se të gjitha salcat e blera përmbajnë sheqer. Rekomandohet që të zgjidhni vajin e ullirit ose të lirit dhe t’i bluani vetë domatet duke shtuar erëza.

5.Frutat e thata dhe çipsat e përpunuar

Çipsat dhe frutat e thata janë bërë thuajse njëlloj (jo frutat e thata si arrat apo lajthite, por ato te perpunuarat, si psh, bananet e thata apo luleshtrydhet). Kjo pasi frutat e thata përmbajnë po aq kalori sa edhe patatet e skuqura. Përpara se të blini fruta të thata kushtojini vëmendje ngjyrës së tyre të ndritshme, shkëlqimit të panatyrshëm, butësisë ose aromës.

6.Rrushi. Edhe pse rrushi është jashtëzakonisht i shëndetshëm për faktin se ofron shumëllojshmëri të vitaminave, mineraleve dhe fibrave, ai mund të kthehet në një ndikues negativ për shëndetin tonë, pasi ëmbëlsia e tij na “bën” të hamë një pjatë të tërë, duke bërë që trupi ynë të marrë shumë sheqer në të njëjtën kohë.

Nutricionistët thonë se ne duhet ta përziejmë rrushin me produkte të tjera. Por nuk duhet ta hamë atë së bashku me ushqimet e yndyrshme, peshkun, trangujt, pjeprat, birrat apo qumështin.

7.Peshku i gatuar gabimisht. Peshku pothuajse nuk ka yndyra të dëmshme dhe përmban yndyra të dobishme si acidet yndyrore Omega-3. Shkencëtarët në Universitetin e Haëaii kanë studiuar strukturën e peshqve të gatuar dhe kanë arritur në përfundimin se peshqit e pjekur apo të zier ruajnë sasinë më të madhe të substancave të dobishme. Kardiologët amerikanë pohojnë se peshqit e skuqur, të tymosur dhe të kripur janë me të vërtetë të dëmshëm.

8.Misri. Pas shumë ekzaminimeve të ndryshme, shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se misri i përpunuar ndikon në organizmat tokësorë dhe ujorë. Ata kanë vënë re edhe se poleni nga misri i përpunuar përmban një helm të dëmshëm. Nuk rekomandohet të hani misër të konservuar ose ndonjë produkt tjetër të konservuar. Është më mirë ta vloni ose ta piqni për t’u siguruar se i ka ruajtur elementet e tij të dobishme.

Ka shumë përplasje edhe mes nutricionistëve për ushqimet që duhen ndaluar plotësisht apo ato që nuk duhen konsumuar në sasi të mëdha. Ajo që mund të bëjmë të gjithë është të mos e teprojmë me konsumimin e asnjë produkti dhe në rast se vuajmë nga një sëmundje të shmangim ushqimet që na dëmtojnë, psh. nëse vuajmë nga diabeti të shmangim ushqimet me sheqer. Gjithashtu përpiquni që gjërat që mund t’i bëni vetë si psh. salcën e domateve të mos i blini të konservuara.

Lexo edhe: Ushqimet qe duhen shmangur nese vuani nga ankthi ose depresion






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X