Gjatë shtatzanisë gruaja mund të ketë shumë pyetje që i kalon nëpër mendjen e saj dhe kryesisht më të shumtat do të lindin në fillimet e shtatzanisë. Cilat janë ato? Le t’i shohim më poshtë.
Cilat janë gjërat që duhet të evitoj gjatë shtatzanisë?
- Duhani, alkooli, droga;
- Djathërat e butë dhe jo të pasterizuar;
- Vezët krudo (të papjekura mirë);
- Mishin e gjallë si edhe të gjitha proshutat e gjalla.
Duhet të plotësoj çdo neps?
E rëndësishme është që të jetë diçka e shëndetshme, dhe më pas mund ta konsumoni.
Mund të praktikoj sport?
Sigurisht që po. Sigurohuni më parë që të jetë i duhuri.
Në çfarë pozicioni duhet të fle?
Do t’ju këshillonim në të majtin me disa jastëkë ndërmjet këmbëve dhe pas shpinës.
Mund të kryej marrëdhënie seksuale?
Nëse mjeku jua ka ndaluar duhet të dëgjoni këshillën e tij. Nëse jo mund të kryeni lirisht marrëdhënie seksuale.
Deri kur mund të vazhdojë shtatzania?
Zakonisht shkon deri në javën e 41 dhe më pas stimulohet nga mjekët.
Si ta kuptoj që lindja ka filluar?
Zakonisht fillon me plasjen e ujërave, kontraksionet si edhe me rënien e tapës mukoide.
Sa kohë mund të zgjasë lindja?
Koha është e ndryshme për gra të ndryshme. Në rastet më ekstreme mund të shkojë 24 orë por jo më shumë.
Lexoni edhe: Disa te paverteta rreth shtatzanise
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu