8 Momentet e tmerrit të herëve të para me një të porsalindur

Të jesh nënë është një ndërthurje emocionesh. Shpesh i dëgjojmë fjalët e bukura, të mrekullueshme dhe magjike që i atribuohen kësaj kënaqësie.




0 0

Por ka një fjalë që të paktën disa prej nesh e përjetojnë – tmerri. Jo çdo nënë e përjeton, por ka disa momente me të porsalindurit që mund t’ju bëjnë të dridheni.

Me një të porsalindur gjithçka është e re.

Ne ju tregojmë 8 momentet e herës së parë me të porsalindurin që mund t’j tmerrojnë me të vërtetë.

  1. E qara e parë me zë të lartë

“Ende  e mbaj mend herën e parë që bebi im lëshoi një klithmë me zë shumë të lartë. Po binte shi dhe unë isha vetëm në shtëpi ndërsa burri im po bënte turnin e natës. Ndihesha sikur diçka ishte jashtëzakonisht e gabuar, por nuk e dija se çfarë. Mbaj mend që i thashë vetes të bëja diçka, por nuk mund të lëvizja. Unë vetëm qëndrova duke mbajtur fëmijën tim në krahë dhe duke u ndier e tmerruar nga brenda”.

  1. Hera e parë e ushqyerjes

“Po i referohem kohës kur infermierja qëndroi në qoshe duke parë nga afër nëse po e vendosja siç duhet fëmijën në gji. Ndihesha sikur fati im si nënë do të vulosej nga infermierja atë ditë. Unë u bëra një nënë e keqe nga supermama në atë seancë të parë ushqyese.

  1. Prerja e thonjve për herë të parë

“Prerja e thonjve nuk është ndonjë gjë e madhe. Të paktën kjo ishte ajo që mendova derisa i preva thonjtë e gishtave fëmijës tim për herë të parë. Ai u skuq dhe lotët e dhimbjes filluan t’i rridhnin nga sytë. Unë u ndjeva tmerrësisht keq që i shkaktova atij kaq shumë dhimbje. Tani babi është bërë prerësi zyrtar i thonjve në shtëpinë tonë.”

  1. Dushi për herë të parë

Uji dhe sapuni, dhe sipërfaqet e rrëshqitshme … Shumëçka mund të kishte shkuar keq. Por fatmirësisht, duke qenë tepër e kujdesshme, ia dola atë ditë.

  1. Vendosja e bebes në “xhepin e kangurit”

Kjo është padyshim një punë që kërkon 2 persona për mendimin tim. Vendosja e fëmijës tim në mbajtësen para barkut, gjithnjë më djersiste dhe nervozonte.

  1. Shofere vetëm me fëmijën tim

Është e vështirë të përqëndrohesh në rrugë kur vazhdimisht po kontrollon pasqyrën e pasme. “Pse nuk po bën zhurmë? Pse po qan aq shumë? A duhet të ndalem dhe ta kontrolloj? ”

  1. Blerjet e ushqimeve për herë të parë

Mbaj mend duke qëndruar në radhë me një karrocë plot me sende ushqimore, kur vogëlushja ime vendosi të habiste gjithë supermarketin  me klithmat e saj të zëshme. Dhe unë nuk isha në gjendje ta mbaja në krah dhe ta tundja për t’i qetësuar nervat.

  1. Gjetja e djathit në palat e lëkurës

Unë isha në zyrën e pediatrit, kur ndjeva erë të keqe. Nuk mund ta kuptoja se nga vinte. Por kur e kuptova, u tmerrova dhe u vendosa shumë në siklet. Mendimi se shërbimet mbrojtëse të fëmijëve do të ma largonin fëmijën tim më përshkuan mendjen për një minutë.

Lexo edhe: Aroma që përforcon lidhjen e babait me të porsalindurin






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Zënkat mes fëmijëve, ta mësojmë...

Zënkat mes fëmijëve janë normale e të pranueshme, edhe nëse mund të kalojnë në ndonjë shuplakë apo tërheqje flokësh. Megjithatë, situata fillon të bëhet shqetësuese, kur një fëmijë duke shfaqur...

Britani, fëmijët lejohen të luajnë...

Fëmijët e moshës fillore në Britani po humbin lirinë për të luajtur në mënyrë të pavarur dhe zakonisht nuk lejohen të luajnë jashtë pa mbikqyrje deri në dy vjet më...

Çfarë është hipersksualizmi i fëmijëve...

Kur vjen fjala tek seksualiteti dhe edukimi seksual i fëmijëve, shumë prindër apo kujdestarë stepen t'u japin infromacionin e duhur atyre. Por, nga ana tjetër në mënyrë të pavetëdisjhme apo...

Coronavirusi në sytë e fëmijëve,...

CORONAVIRUSI NË SYTË E FËMIJËVE  -Përrallëza jonë- (E përshtatshme për moshën 2-6 vjeç, të cilët bëjnë pothuajse gjithë ditën pyetje, për t’u njohur me këtë “personazh” të ri në jetën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X