Nëse po përpiqeni të ngeleni shtatzënë prej një kohe të gjatë, ne e dimë se si ndiheni kur shihni se testi i shtatzënisë ju del negativ. Ju mund të mendoni se rezultatet e vazhdueshme negative ju kanë bërë të imunizuar nga mërzitja, por e vërteta është se zhgënjimi është gjithmonë dërrmues – sidomos kur një test i shtatzënisë del negativ edhe pasi jeni trajtuar për infertilitetin. Ballafaqimi me këtë trishtim mund të jetë i vështirë.
Por zgjidhja më e mirë përpara është të qëndroni pozitivë dhe të vazhdoni të provoni muajin e ardhshëm. Disa këshilla për t’ju ndihmuar të ndiheni më mirë pasi testi i shtatzënisë ju del negativ:
- Diskutoni. Ju nuk do t’i largoni dot ndjenjat e trishtimit apo të keqardhjes për veten nëse nuk flisni. Flisni për këtë me njerëzit më të afërt që keni, me partnerin, familjen ose shoqen e ngushtë. Mendoni gjëra pozitive për veten tuaj si “S’ka problem nëse nuk ndodhi kësaj herë, patjetër do të ndodhë një ditë”, ose “Do të ndodhë kur duhet të ndodhë”. Gjithmonë provoni dhe provoni përsëri. Ju mund të flisni edhe me zë të lartë për veten, duke menduar pozitivisht.
- Pranoni që partneri juaj mund të mos ndihet njëlloj si ju.Kur i tregoni partnerit tuaj për testin negativ, mos harroni se ai mund të ndihet ndryshe. Ai mund të reagojë ndryshe ndaj lajmit prandaj shmangni instiktin duke u ndier e lënduar, e zemëruar apo e ofenduar nëse partnerni nuk ndihet i mërzitur si ju.
- Veproni sikur gjërat ndodhën “njëherë e një kohë”. Mos harroni pushimet që keni planifikuar, librat që keni marrë të lexoni apo aktivitetet e tjera dhe mos u shtirni sikur testi nuk dolo kurrë negativ. Pranoni se shtatzënia do të ndodhë kur të ndodhë, dhe herët apo vonë do të gëzojë jetën tuaj.
- Pushoni pak, por më pas shikoni para. Është mirë që t’i jepni kohën edhe zhgënjimit apo mërzitjes suaj pasi keni marrë një përgjigje negative. Por mbani mend se nuk duhet të qëndroni kështu për ditë të tëra. Mërzitja ju “duhet” që më pas të vazhdoni para duke u fokusuar në atë që është e mirë për jetën tuaj.
- Rrethoni veten me njerëzit që besoni. Ju nuk keni nevojë t’ju thoni të gjithëve që po përpiqeni të mbeteni shtatzënë. Nuk keni nevojë që njerëzit t’ju pyesin çdo muaj nëse keni ngelur shtatzënë. Në vend të kësaj, bisedoni me njerëzit që mund t’i besoni. Ju mund t’u thoni atyre se doni që ata të jenë mbështetës dhe se si mund t’ju ngushëllojnë kur keni nevojë. Për shembull, mund t’ju thoni atyre që nuk dëshironi të flisni më për trajtimin e infertilitetit dhe se nuk doni të jeni nën presion për të marrë pjesë në një aktivitet shoqëror.
- Bëni një vizitë tek mjeku. Ju mund të jeni duke u përpjekur të mbeteni shtatzënë vetëm për disa muaj, por është më mirë të bëni një takim me një gjinekolog të besuar pas një ose dy përpjekjeve të dështuara. Ai mund t’ju japë disa këshilla të dobishme dhe nëse në rast se kjo vjen për shkak të një shqetësimi të caktuar atëherë ju do të keni trajtimin e duhur për fertilitetin së bashku me partnerin.
- Bëni një pauzë të vogël. Ndonjëherë është më mirë të bëni një hap mbrapa dhe të bëni një pauzë nga përpjekja për të ngelur shtatzënë. Kjo mund të bëjë që ju të ripërtërini shpresën tuaj për të ngelur shtatzënë dhe të jeni shumë më e sigurt dhe më e fortë se më parë.
- Bashkohuni me grupet e nënave ose grave online. Një mënyrë për të përballuar ndjenjat pas një testi negativ është të bashkoheni me gra të cilat po përpiqen të ngelin shtatzënë, njëlloj si ju. Kjo jo vetëm që ndërton elasticitetin, por ju lejon të ndani historinë tuaj dhe të fitoni siguri dhe forcë.
Të ngelurit shtatzënë është një proces që mund të kërkojë muaj të tërë por kjo nuk do të thotë se nuk do të ndodhë kurrë. Kur më në fund të mbeteni shtatzënë, mbani mend se gëzimi që do të përjetoni do t’ju bëjë të harroni gjithë këtë mërzitje që keni ndier.
Lexo edhe: Ndihem sikur jam shtatzane, por testet dalin negative
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu