Krahas frikës dhe gëzimit që ndieni, pasi keni sjellë në jetë fëmijën tuaj një nga ndjenjat që do të bëhet shoqëruesja juaj është lodhja, e shkaktuar kryesisht nga gjumi i çrregullt i të porsalindurit gjatë natës, i cili në fillimet e jetës së tij ka vështirësi në dallimin e natës nga dita. Kjo është një nga arsyet kryesore se përse shpesh babai mund të shkojë në punë i lodhur dhe nëna të qëndrojë në shtëpi për t’u kujdesur për të voglin dhe punët e shtëpisë gati pa energji. Por, si të luftoni këtë lodhje që ndieni duke bërë që të jeni më energjike për të përballuar ditën?
Le të shohim 8 mënyra që do t’ju ndryshojnë mënyrën si do të ndiheni gjatë ditës.
1. E vendosni alarmin e mëngjesit dy orë para
Mund të duket paradoksale, por sipas një studimi amerikan nëse alarmi do të vendoset dy orë para truri juaj do të jetë më i përgatitur për të filluar një punë të caktuar në një orë të caktuar. Pra, edhe nëse keni fjetur shumë pak në vend që të vendosni alarmin në orën 8-të provoni ta vendosni atë në orën 6-të. Kjo do të jetë një mënyrë shumë e mirë për të stimuluar reflekse më të mira në trurin tuaj.
2. I kushtoni shumë rëndësi mëngjesit
Duke qënë se do të zgjoheni dy orë para se të filloni punët e ditës, do të ishte mirë të konsumonit rreth 40 gram drithëra të cilat janë shumë të pasura me fibra. Sipas një studimi irlandez, diçka e tillë do të ulë nivelin e lodhjes me rreth 10% duke rritur njëkohësisht edhe nivelet e energjisë në trupin tuaj.
3. Mesdita
Në mesditë duhet të përpiqeni të qetësoheni për pak çaste duke pirë një lëng frutash apo një kafe në një bar, gjë e cila do t’ju bëjë të shkëputeni për pak momente nga punët e ditës, të merrni pak ajër dhe të qetësoheni duke u ndier më shumë energjike.
4. Dreka
Gjatë drekës duhet të konsumoni karbohidrate duke evituar konsumimin e ushqimeve yndyrore, të cilat mund të provokojnë gjendje gjumi.
5. Përtypni çamçakëz
Duket se përtypja e një çamçakëzi ndihmon në mbajtjen e reflekseve të “zgjuara” me rreth 10%, duke qënë se fluksi i gjakut në tru do të rritet si pasojë e lëvizjes së vazhdueshme të faqeve.
6. Pini sa më shumë ujë
Sipas një studimi anglez, dehidratimi favorizon uljen e përqëndrimit të trurit me rreth 14%, për këtë arsye është shumë e rëndësishme të hidratoni në vazhdimësi trupin tuaj duke pirë sa më shumë ujë. Kjo do të jetë një gjë e mirë jo vetëm për të luftuar lodhjen që mund të ndieni në trup, por edhe për të rritur sasinë e qumështit të gjirit, e cila nuk favorizohet nga sasia e ushqimit por nga cilësia e tij si edhe nga sasia e lëngjeve të konsumuara nga nëna.
7. Pushoni bashkë me beben
Mund të mjaftojnë edhe 10 minuta për t’ju bërë të ndiheni më mirë, për këtë arsye ju duhet të përpiqeni të pushoni sa herë e bën këtë edhe fëmija juaj. Është shumë e rëndësishme që ju të rikuperoni sa më shumë, pasi në të kundërt do të jeni në stres dh kjo do të ndikojë negativisht edhe në humorin e fëmijës.
8. Mbrëmja
Ju duhet të përpiqeni të mos i jepni fëmijës ushqime me përmbajtje sheqeri (jo sheqertë shtuar pa bërë fëmija një vit) duke u përpjekur gjithashtu ta lodhni sadopak në mënyrë që ai të flejë më me lehtësi, duke përfituar edhe ju nga kjo.
Materiale te ngjashme
Lidhja me fëmijën tuaj pas...
Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...
A keni raste te familjarëve...
Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...
DIVO, për t’i bërë 1000...
Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...
Për ty mike që je...
E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu