8 gjerat qe nje grua shtatezane do te deshironte te degjonte

0 0

Një grua në pritje të fëmijës të saj ka nevojë të dëgjojë disa shprehje specifike, të cilat ndoshta do ta bëjnë atë të ndihet më mirë. Por, cilat janë ato?
1. Mos u shqetëso, do të vijë një moment që do të jesh në gjendje të flesh e qetë
Shpesh një nga gjërat që i shqetëson gratë shtatëzana janë bisedat e nënave të tjera në lidhje me netët e gjata pa gjumë që i shoqërojnë gjatë dhe pas shtatëzanisë. Në të vërtetë gjithçka që duhet të dëgjojë një grua shtatëzanë është një shprehje që do ta bëjë atë të mendojë se një ditë netëve pa gjumë do t’i vijë fundi.
2. Shtatëzania është periudhë e vështirë
Shtatëzania është një periudhë e bukur, por njëkohësisht edhe e vështirë duke qënë se brenda trupit të gruas rritet një qënie tjetër njerëzore. Shumë gra gjatë shtatëzanisë qëndrojnë shumë kohë në banjo për shkak së të vjellave dhe kjo sigurisht që është diçka shumë e vështirë, dhe megjithatë edhe një nënë që nuk e ka pasur asnjëherë këtë ndjesi ka kaluar vështirësitë e saj. Megjithatë magjia e të sjellurit në jetë një fëmijë e bën nënën të provojë pak magji nga të gjitha eksperiencta, të vjellat, refuzimi i një ushqimi të dashur, fryrjet e këmbëve e me rradhë. Nëse dikush thotë se ajo është një periudhë e lehtë gabohet!
3. Cfarë dëshiron të hash?
Nëse do të ftoni një grua shtatëzanë për një darkë do të ishte mirë ta pyesnit më parë se çfarë dëshironte të konsumonte, kjo jo vetëm për t’ju përmbajtur preferencave të saj, por edhe shijeve të pranueshme për stomakun.
4. Momenti i lindjes nuk është edhe aq i vështirë
Për veshët e një gruaje shtatëzanë do të ishte shumë e bukur një histori e shkurtër që tregon proçesin e lindjes, e bukur dhe pa shumë dhimbje. Për këtë arsye nëse keni pasur një eksperiencë të keqe dhe me shumë dhimbje do të ishte mirë të mos e ndanit me të.
5. Nuk është edhe aq e vështirë humbja e peshës së shtatëzanisë
Gruaja shtatëzanë, sidomos gjatë trimestrit të fundit mund të ndihet shumë e fryrë dhe e shëndoshë, barku duket shumë i madh, ka vështirësi për t’u ngritur nga divani, të lidhë këpucët etj. Për të do të ishte bukur të dëgjonte se nuk do të ishte në këtë gjendje përgjithmonë dhe se pas lindjes së fëmijës pesha do të binte më shpejt nga sa e imagjinon, ndoshta do të ishte mirë të dëgjonte që edhe barku do të bëhej i sheshtë si dikur.
6. Nuk ka rëndësi si do ta ushqesh fëmijën, rëndësi ka të rritet shëndetshëm
Përse gruaja që mendon se fëmija i saj do të ushqehet me qumësht formule duhet të shikohet si një nënë “mizore”? Për një arsye apo një tjetër ajo mund të mos jetë në gjendje të ushqejë me gji dhe për këtë nuk ka pse të dëgjojë diskutime të shumta. E rëndësishme është që fëmija të rritet i shëndetshëm, pavarësisht qumështit që pi.
7. Je shumë e bukur
Sigurisht që gruaja mund ta ndiejë veten si një top gjigand, por ju nuk duhet t’ja vini në dukje këtë. Përpiquni ta bëni të duket e bukur duke ja përsëritur shpesh këtë (sidomos bashkëshorti). Evitoni shprehje që do t’i vënë në dukje peshën që ka marrë gjatë shtatëzanisë.
8. Si je?
Përpiquni të mos flisni me gruan shtatëzanë vetëm rreth fëmijës dhe shtatëzanisë. Asaj do t’i pëlqente të dëgjonte shpesh herë edhe pyetje të tilla si: “si je”? ,”si kalove në punë”? “çfarë ke ngrënë sot”? etj. Ajo është i njëjti person që ishte më parë, vetëm se tani është pak më e shëndoshë se më parë.

Lexo edhe: 5 gjerat qe nuk duhet t’i thoni nje gruaje qe eshte gati per te lindur






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X