8 gabimet me te shpeshta qe nenat bejne gjate vitit te pare te jetes se femijes

0 0

Asnjeri nuk është i pagabueshëm,  madje edhe prindërit!

Por cilat janë 8 gabimet që prindërit bëjnë më shpesh gjatë vitit të parë të jetës?

  • Futen në panik për gjithçka. Pse po vjell? Pse po defekon kaq rrallë/shpesh? Po ushqehet mjaftueshëm? Po qan më shumë/pak se bebet e tjera? Të gjitha këto i futin në panik prindërit.
  • Ngatërrojnë refluksin me të vjellat. Refluksi shoqërohet me një sasi të caktuar ushqimi që del nga goja e fëmijës, të vjellat shfaqen edhe me një frekuencë të caktuar.
  • Mendojnë në çdo moment se bebi ka temperaturë. Nuk duhet në asnjë mënyrë t’i jepni medikamente një foshnje me temperaturë nën 38 gradë.
  • Neglizhojnë higjienën orale. Goja e fëmijës duhet të pastrohet me anën e një garze deri në vitin e parë të jetës dhe më pas me furce dhe pastë dhëmbësh.
  • Injorojnë martesën e tyre. Të sjellësh në jetë një fëmijë nuk do të thotë të heqësh dorë nga jeta bashkëshortore.
  • Grinden shumë para fëmijës. Edhe një fëmijë 3 muajsh e ndien situatën e rënduar në shtëpi. E keni vënë re sa i irrituar do të shfaqet fëmija nëse edhe ju jeni?
  • Kërkojnë këshilla në vend të gabuar. Përveç mjekut tuaj duhet të keni kujdes me këshillat që merrni. Nëse jeni në mëdyshje në lidhje me diçka, mos e praktikoni tek fëmija juaj edhe nëse tek një fëmijë tjetër mund të ketë rezultuar efektiv.
  • Mendojnë më të keqen sa herë fëmija qan. Në fakt bebet komunikojnë nëpërmjet saj. Pasi e keni ndërruar dhe ushqyer ai mund të vazhdojë të qajë, dhe kjo mund të ndodhë thjesht sepse do të rrij pranë jush.

Lexoni edhe: Viti i pare i jetes, rriteni dhe mesoni bashke me femijen

A jo pelqen sajti i ri? (Komentet i lini tek seksioni Sugjero nje ide)

  • Po (87%, 177 Votes)177
  • Jo (13%, 26 Votes)26

Total Voters: 203

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X