7 ushqimet e pasura me hekur per nje shtatzani te shendetshme

0 0

Cilat janë ushqimet që gruaja duhet të konsumojë gjatë shtatzanisë për të rritur nivelin e hekurit në organizëm? Ja cfarë duhet të hani duke filluar nga perimet, mishi, dhe deri tek frutat e thata, të cilat janë shumë të pasura me hekur, nevojat ditore për të cilin kanë tendencë të rriten gjatë shtatzanisë.

Mungesa e hekurit është një problem që haset shumë shpesh në shtatzani, por fatmirësisht nevojat për të mund të plotësohen edhe duke konsumuar ushqimet e duhura. Hekuri është një mineral shumë i rëndësishëm për shëndetin e nënës dhe fetusit. Në përgjithësi, në gjendje normale, organizmi ynë ka nevojë për rreth 10-12 mg hekur në ditë, sasi e cila gjatë shtatzanisë shkon deri në 20 mg në ditë.

Duke marrë parasysh këtë, në dietën tuaj ushqimore gjatë shtatzanisë nuk duhet të mungojë:
1- Mishi i kalit

Mishi i kalit është një ushqim shumë i mirë për personat që kanë mungesë hekuri si edhe peshë shumë të vogël trupore. Për këtë arsye këshillohet të konsumohet edhe nga gratë shtatzëna si edhe nga fëmijët që merren me sport. Hekuri që ndodhet tek mishi i kalit absorbohet dhe sintetizohet mjaft lehtë nga organizmi i njeriut.
2- Fasulet, thjerrëzat, qiqrat, soja, bizelet
Këto ushqime janë një burim shumë i mirë hekuri, por nuk mund të themi të njëjtën gjë për kaloritë që i ofrojnë gruas shtatzanë, gjë e cila nuk është në favor të ruajtjes së peshës trupore brenda kufijve normalë. Ato kanë gjithashtu edhe benefite të tjera për shëndetin e njeriut, duke përmendur këtu benefitet që sjellin në lidhje me uljen e kolesterolit si edhe rrezikut të shfaqjes së tumorit. Ato janë shumë të pasura edhe me fibra, për këtë arsye duhet t’i konsumoni në mënyrë konstante gjatë periudhës së shtatzanisë.
3- Çokollata
Çokollata fondente (e zezë), përvecse është e pasur me hekur, përmban gjithshtu edhe magnez dhe kalium, të cilat mund të lehtësojnë disi ndjesinë e lodhjes së vazhdueshme të muajve të fundit. Gjithashtu, sipas disa studimeve të fundit, çokollata fondente ka veti të mëdha anti-oksiduese.
4- Perimet
Perimet duhet të jenë pjesë e pandarë e dietës ushqimore të gruas shtatzanë. Midis tyre mund të spikatim rukolën, spinaqin, rradhiqet, por duhet të theksojmë se konsumimi i një sasie të konsiderueshe të perimeve në çdo vakt do të mundësonte ruajtjen e hekurit në nivel normal. Është shumë e rëndësishme të lani shumë mirë perimet, sidomos ato që do të konsumoni të gjalla.
5- Ushqimet e pasura me vitaminë C
Këto ushqime e bëjnë “punën e tyre” në mënyrë indirekte, pasi ndihmojnë në përthithjen e hekurit të marrë nga ushqimet e pasura me këtë mineral. Që kjo të bëhet në mënyrë sa më të mirë duhet të kombinohen bashkë gjatë ngrënies. Për këtë asrye do të ishte e këshillueshme sperkatja e sallatës apo perimeve me lëngun e limonit të freskët, ose me lëngun e qitros.
6- Frutat e thata
Bajamet, arrat dhe fistiqet janë shumë të pasura me hekur, por duhet të keni parasysh se janë edhe shumë të pasura me kalori. Për këtë arsye do t’ju këshillonim t’i konsumonit ndërmjet vakteve dhe në sasi të vogël.
7- Peshku
Edhe peshku është shumë i pasur me hekur, po kështu edhe frutat e detit dhe molusqet, por disa nuk janë të këshillueshëm të konsumohen gjatë periudhës së shtatzanisë. Duhet të konsumoni gjithmonë peshk të freskët dhe të përmasave të vogla. nëse keni ndonjë dyshim mbi llojin e peshkut që do të konsumoni pyesni më parë mjekun për të dhënë miratimin e tij.

Lexoni edhe: Frutat dhe perimet me te mira ne shtatzani






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X