7 pergjigjet qe do ta bejne femijen te heqe dore nga kapriciot

0 0

Vendosja e rregullave për fëmijën nuk është e thjeshtë. Më poshtë po ju sjellim disa mënyra të cilat do t’ju bëjnë të keni gjithmonë sukses para një kapriçioje të fëmijës.
1. Nëse dëshiron të bërtasësh bëje diku tjetër!
Është normale që fëmija të bërtasë, të këndojë, të luajë me zë të lartë, por ka disa momente në të cilat kjo mund të bëhet e bezdisur, pasi mund të keni një telefonatë për të bërë. Është e kotë të përpiqeni ta bëni të pushojë, dhe për këtë arsye do të ishte më mirë t’i sygjeronit të bënte zhurmë diku tjetër. E njëjta gjë vlen dhe për kapriçiot që fëmija është duke bërë. Mund t’i thoni “shumë mirë, bërtit, por shko bëjë diku tjetër”!
2. “Do të ma blesh këtë”…”Ke lekë në xhepin tënd”?
Kjo përgjigje duhet të aplikohet me forcë dhe vendosmëri zëri. Nëse fëmija vazhdon të bëjë kapriçio duhet t’i thoni se nuk i takon atij të vendosë se si do të shpenzohen paratë e familjes. Ky duhet të jetë thelbi i diskutimit tuaj, pra shpenzimi i parave, e cila është përgjegjësia juaj.
3. “Provo të më kërkosh diçka me mirësjellje”
Përpiquni t’i shpjegoni fëmijës me zë të qetë dhe të butë se kjo nuk është mënyrë e mirë e të sjellurit. Ju duhet t’i shpjegoni se duhet të ulë zërin, dhe këtë edhe ju duhet ta bëni me zë të qetë. E përsëritni me qetësi dhe mos u tentoni të bërtisni. Një fëmijë përpiqet të marrë vëmëndjen tuaj me anën e kapriçiove dhe të bërtiturave, dhe për këtë arsye nuk duhet ta bëni të kuptojë se po ja arrin qëllimit. Ju duhet ta bëni fëmijën të kuptojë se do ta dëgjoni vetëm në rast se e ul zërin.
4. Mërzia nuk ekziston!
Nëse fëmija juaj ankohet shpesh se është mërzitur, duhet t’i përgjigjeni se mërzia nuk ekziston, ajo është thjesht një imagjinatë e tij. Nëse fëmija juaj ankohet se është mërzitur me siguri do të kërkojë diçka (një ëmbëlsirë për shembull) për t’u qetësuar. Ju duhet ta bëni të mendojë se është pjesë e imagjinatës së tij dhe kjo do të jetë një mënyrë e mirë për ta bërë të vetëqetësohet.
5. “Do të qëndrosh me mamin”? Më ndihmo të rregullojmë shtëpinë
Nëse fëmija juaj kërkon të luajë me ju ndërsa jeni duke pastruar shtëpinë, duhet t’i kërkoni t’ju ndihmojë. Kjo do të jetë një mënyrë për t’i dhënë atij mundësi zgjedhje. Kjo do ta bëjë atë të mendojë se e ka nën kontroll situatën dhe për pasojë do t’ju ndihmojë.
6. “Mami dhe babi pas orës 9 nuk mund të bëjnë më asgjë”
Nëse do t’i kërkoni fëmijës tuaj të shkojë të flejë me siguri nuk do të bëjë, por nëse do ta ktheni bisedën rreth vetes tuaj gjithçka do të ndryshojë. I thoni fëmijës se pas orës 9 mami dhe babi nuk mund të bëjnë më asgjë, as të luajnë, as të flasin, e me radhë dhe kështu duhet të flejnë të gjithë. Ky rregull funksionon pasi nuk duket sikur po i thoni fëmijës se çfarë duhet të bëjë, por jeni duke vendosur një rregull për veten tuaj.
7. “Njëherë e ke rradhën ti, njëherë vëllai, kështu është jeta e padrejtë”!

“Një ditë mund ta ketë vëllai më i madh tasin me ngjyra më të bukura një ditë ti, kështu është jeta. Sot e ke ti nesër e kam unë”. Ky rregull do ta bëjë fëmijën të pranojë atë të vërtetë që ekziston që në kohët e lashta.

Lexoni dhe: Si të menaxhoni xhelozinë mes fëmijëve?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Shembujt e ndëshkimeve negative që...

Shkencëtarët e sjelljes përdorin termin "dënim" për të përshkruar veprimet që ulin gjasat që një sjellje specifike të përsëritet. Dhe në atë disiplinë akademike, fjala "negativ" tregon largimin. Pra, nga...

A ka TikTok përmbajtje seksuale...

Mijëra vajza të reja po postojnë përmbajtje seksuale në TikTok për një audiencë prej miliona ndjekësish, duke i lënë ato në mëshirën e “grabitqarëve”në internet. Ka shqetësime në rritje për...

Tri arsye përse notat nuk...

Sistemi arsimor është ndër më të diskutuarit dhe që ka ngjallur shumë pakënaqësi, jo vetëm në vendin tonë, por kudo. Megjithatë, disa koncepte, si për shembull ai i notave, janë...

Barbie thyen klishetë, sjell sirenën...

Nga thellësitë e oqeaneve vjen një lodër e re e gatshme për të zgjeruar konceptin e gjithëpërfshirjes dhe diversitetit: është Ken 'merman', versioni mashkullor i sirenës Barbie. Mattel ka njoftuar...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X