7 parametrat qe do t’ju bejne te kuptoni nese i porsalinduri ndihet mire

0 0

I porsalinduri bën shumë veprime, të cilat në sytë e prindërve mund të ngjajnë të çuditshme. Ai mund të flejë gjithë ditën, mund të shtrembërojë sytë, mund të vjellë, mund të marrë frymë furishëm etj. Të gjitha këto gjëra nëse për një person të rritur do të ishin shenja se ai nuk është duke u ndier mirë, por për të porsalindurin do të konsidrohen normale, sigurisht që brenda një limiti të caktuar. Por si ta kuptojmë nëse fëmija i porsalindur ndihet mirë?

Ja cilat janë parametrat e një gjendje normale të fëmijës së porsalindur

1. Bebelinat
Nëse fëmija lag rreth 10 bebelina në ditë me urinë apo feçe do të thotë se është ushqyer në mënyrën e duhur. Defekimi gjatë ditëve të para është shumë i shpeshtë dhe fecet do të jenë me ngjyrë gati të zezë sepse janë të përbëra nga mekoniumi (lëngjet që ka marrë në barkun e nënës). Me kalimin e kohës defekimi do të bëhet më i rrallë duke vazhduar 1-2 herë në ditë dhe më pas çdo 2 ditë. E rëndësishme ëhstë që pamja e tyre të jetë me ngjyrë të verdhe dhe të buta.

2. Rritja
Mendohet se pesha e fëmijës duhet të rritet me rreth 150-250 gr në javë, por nëse fëmija ushqehet me qumësht gjiri mund të ndodhë që të shtojë edhe më pak edhe pse mund të jetë duke u ushqyer në mënyrën e duhur. Për këtë arsye një shenjë shumë e mirë që do t’jua tregojë këtë është lagia e bebelinave, e cila është një shenjë edhe më e sigurt e mirëqënies së fëmijës krahasuar me peshën e tij, kurba e të cilës mund të jetë shumë e ndryshme nga fëmija në fëmijë.

3. Të qarat
Nuk është shumë e rëndësishme frekuenca e të qarave të fëmijës gjatë ditës, por mënyra si fëmija qan. Nëse ai qan në mënyrë të dëshpëruar, pra ju nuk mundeni në asnjë mënyrë ta qetësoni për më shumë se 30 minuta, duhet të mendoni se fëmija ka një shqetësim fizik dhe për këtë arsye duhet të vlerësoni edhe parametrat e tjerë, duke folur gjithashtu edhe me mjekun pediatër. Në të njëjtën mënyrë duhet të veproni edhe nëse fëmija fillon të qajë në mënyrë të menjëhershme dhe të dëshpëruar.

4. Ngjyra e fëmijës
Ngjyra e fëmijës është parametër shumë i rëndësishëm që do t’ju tregojë nëse fëmija ndihet mirë. Një fëmijë i porsalindur në gjendje të mirë duhet të ketë ngjyrë rozë. Ngjyra e verdhë mund të jetë shenjë e verdhëzës, një shqetësim që mund të shfaqet pas lindjes dhe që duhet mbajtur nën kontroll edhe pasi të jeni kthyer në shtëpi. Ngjyra gri e lëkurës së fëmijës, pra në fytyrë dhe buzë, të cilat mund të bëhen blu në lejla është një shenjë që tregon se fëmija ka probleme në furnizimin me oksigjen dhe për këtëarsye duhet të drejtoheni menjëherë në urgjencë. Nëse duart dhe këmbët bëhen shpesh të ftohta dhe me ngjyrë të errët nuk duhet të alarmoheni pasi bëhet fjalë për maturimin e dobët të sistemit periferik të gjakut.

5. Frymëmarrja
Nëse fëmija juaj ka ngjyrë rozë por ju keni përshtypjen se frymëmarrja e tij nuk është e rregullt mund ta masni këtë me anën e një ore me kronometër duke vendosur dorën mbi gjoksin e fëmijës. nëse fëmija në harkun kohor të 60 sekondave bën rreth 30-60 nxjerrje fryme do të thotë se gjithçka është në rregull. Duhet të dini se fëmijët marrin frymë më shpesh se të rriturit dhe shpesh edhe në mënyrë jo të rregullt.

6. Rrahjet e zemrës
Nëse keni dëshirë të masni rrahjet e zemrës së fëmijës, mund ta bëni këtë duke vendosur gishtin tuaj tek arteria e fëmijës. rrahjet duhet të jenë 100-180 për minutë dhe ritmi i zemrës duhet të jetë i rregullt. Në të gjitha rastet, nëse mendoni se diçka nuk shkon nuk duhet të eksperimentoni në shtëpi, por duhet të drejtoheni në mënyrë shumë urgjente në spital!

7. Temperatura e trupit
Nëse keni përshtypjen se fëmija ka ftohtë apo nxehtë, mund të masni temepraturën e trupit me një termometër të thjeshtë apo dixhital. Temperatura e të porsalindurit duhet të jetë midis 36.5-37.5. Nëse fëmija ka temperaturë më të ulët duhet ta vishni dhe mbuloni me dicka të ngrohtë si edhe të ngrohni ambientin e shtëpisë. Nëse temperatura është më e ulët se 35 gradë duhet të shkoni në urgjencë pasi bëhet fjalë për hipotermi. E njëjta gjë vlen edhe për temperaturë të lartë.

Lexoni edhe: Ngjyra e jashtëqitjes së fëmijës

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X