Skuqja ne zonen e bebelines, 7 metoda natyrale per ta trajtuar

0 0

Ndonjëherë zgjidhja e një problemi është e mundur të bëhet në mënyrë shumë efektive edhe duke përdorur metoda natyrale të cilat mund të jenë shumë më pak të kushtueshme se kremrat që mund të blihen në farmaci (të cilët sigurisht që janë efektivë gjithashtu). Idealja do të ishte që të mos e “torturonit” lëkurën e ndjeshme të fëmijës me susbtanca kimike të aromatizuara. Filloni duke mësuar gjërat bazë: një lëkurë e shëndetshme do të arrihet falë përdorimit të ujit të pastër, ajrit të freskët dhe rrezeve të diellit. Duhet të mos e harroni asnjëherë se lëkura e fëmijës tuaj është më e ndjeshme se lëkura juaj.

Si të veprojmë kur bebi është skuqur në zonën e bebelinës? 

• Mos përdorni tek lëkura e fëmijës sapun anti-bakterial apo asnjë sapun tjetër me aromë.
• Mos përdorni asnjë produkt me aromë në lëkurën e bebes tuaj.
• Nuk duhet të përdorni letrat e lagura, por gjatë larjes do t’ju këshillonim një sapun delikat me përbërje të vajit të ullirit.
• Mos i lani veshjet e fëmijës me ato të pjesës tjetër të familjes.
• I jepni fëmijës të pijë ujë të freskët, kjo pasi zakonisht Dermatitis shkaktohet edhe nga urina e fortë. Kur fëmija nuk merr mjaftueshë ujë urina do të bëhet e fortë dhe toksike për lëkurën.
• Përdorni vazelinën. Ajo do të qetësojë irritimet si edhe do të mbrojë lëkurën e fëmijës, duke e mbajtur larg saj urinën dhe për pasojë fëmia do të ndiejë më pak djegie.
• E lini lëkurën e fëmijës sa më shumë të ekspozuar në ajër të pastër, të freskët dhe në diell.

Lexoni edhe: A mund ti bejme masazh me vaj femijes?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X