“Një urim për ju, për burimin e dijes”!
Një urim për të gjithë mësuesit, për ata që janë në gjendje të ndryshojnë botën, të na bëjnë persona më të mirë, të na drejtojnë drejt një profesioni, drejt një të ardhme më të mirë. Ju falenderojmë sot për punën tuaj, ju urojmë sot “Gezuar 7 Marsin”.
E vlerësojmë së tepërmi punën tuaj, si një pjesë shumë të rëndësishme të edukimit të fëmijës, dhe do të ishte pikërisht ky vleresim që ne kemi ndaj jush, që do të na motivonte për t’ju lumturuar sadopak. Duke qënë kështu, stafi i “PËRNËNAT” ka qënë sot në qytetin e Fierit, pranë stafit pedagogjik të gjimnazit “JANAQ KILICA” për të dhururar dicka simbolike, por që mbart brenda një mirënjohje dhe respekt të thellë. Ata meritojnë më shumë se një trëndafil, një çokollatë, apo një stilolaps, ata meritojnë të kuptojnë se puna e tyre e palodhur nuk ka shkuar dëm, dhe le të jetë ky një fillim i mirë për ta bërë këtë. Sepse arritjet e nxënësve së tyre kanë një domethënie më të madhe se të gjitha dhuratat e botës.
Surpriza të tjera na presin.

[URIS id=7611]
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu