7 Gjërat që ndalova së bëri pasi linda fëmijën tim të parë

0 0

Mëmësia sjell normalisht shumë ndryshime në jetë. Ju ndryshon si person dhe me siguri ju e dini shumë mirë. Por, ne të gjithë kemi përvoja të ndryshme duke pasur parasysh se personalitetet tona janë të ndryshme. Një nënë ka treguar gjërat që ka ndryshuar në jetën e saj pas lindjes së fëmijës:

  1. Ndalova së qeni vajza çapkëne që dikur njerëzit njihnin. Ka pasur një kohë kur shtëpia ime ngjante si një dysheme vallëzimi, ku dëgjohej muzikë moderne me zë të lartë. Kjo vazhdonte edhe ndërkohë që gatuaja apo laja shtëpinë.Muzika ishte (dhe në thelb ende është) oksigjeni im. Jo vetëm që pas lindjes nuk dëgjoja më muzikë me zë të lartë, por edhe për të bërë punët frikësohesha se mos zgjoja fëmijën dhe kur flisnim me njëri-tjetrin përshpërisnim.
  2. Ndalova së ëndërruari. Unë isha shumë ëndërrimtare por lindja e fëmijës më mësoi që të jem më me këmbë në tokë dhe praktike. Natyrisht, martesa e bën një person disi përgjegjës. Por amësia e bën një grua të arsyetojë. Çdo ditë është një sfidë të re ku mendon vetëm për të ardhmen e fëmijës.
  1. Nuk po haja as për një person. Me siguri e keni dëgjuar që gjatë shtatzënisë duhet të hash sa për dy. Por pas shtatzënisë nuk isha në gjendje as të haja vaktin tim të plotë. Oreksi im gjatë gjithë kohës ishte në rënie dhe edhe pse kisha shumë nevojë për më shumë ushqim për të rikuperuar lëndët ushqyese të humbura, unë po haja më pak se normalisht. Përdorja suplemente që më ndihmonin.
  1. Ndalova së ndjekuri hobet e mia. Kur dëgjoj për disa nëna që kanë arritur t’ia dalin më së miri për çdo gjë pyes veten se si ia bëjnë pa pasur një dado. Kur je nënë që kujdesesh dhe gatuan për fëmijën ti fillon dhe mendon a ka ndonjë gjë tjetër që mund të bësh. Kështu që piktura që unë kisha pasion të bëja para se të lindja, përfundoi në papafingo ndërsa fëmijët I përdorën penelat dhe ngjyrat për të luajtur.
  2. Ndalova së shikuari filma. Dikur ne kishim lënë që çdo të premte të shihnim një film në kinema. Jo se fëmija do të ndalojë të shohësh filma por mua nuk më pëlqen ta marr këtë qenie të vockël në një ambient të mbyllur ku rrijnë me dhjetra njerëz në një ajër të ndjenjur. Ndërsa në shtëpi është gjithmonë fëmija që do të shohë filma të cilat tërheqin vëmendjen e tij.
  3. Ndalova së rregulluari çdo gjë në shtëpinë time. Kam kuptuar pas gjithë këtyre vështirësive që kalon me të voglin tënd nuk është e nevojshme që çdo gjë të jetë e organizuar. Fëmijët bëjnë shpejt rrëmujë sendet edhe sikur ju t’I organizoni gjërat. Duhen pesë vjet të mira për një fëmijë që të kuptojë se copat e letrës nuk hidhen poshtë.
  4. Ndalova së u kujdesuri për veten. Unë habitem kur shoh një nënë që del e palodhur nga shtëpia, e zbukuruar bukur dhe me flokët e rregulluara me kujdes. Them si ka kohë t’ia dalë me këto.

Por përkundër heqjes dorë nga kaq shumë gjëra, mos harroni se mëmësia ngelet një kënaqësi e madhe.

Posted in I pakategorizuar





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X