7 gjerat qe grate shtatzana bejne “fshehtas”

0 0

Shtatzania është periudhë e bukur dhe emocionuese në jetën e gruas dhe përgjithësisht ajo do të sjellë ndryshime edhe në mënyrën e saj së të vepruarit. Gruaja shpesh do të gjendet në situata që më parë nuk i kishte bërë kurrë, do të ndryshojë plotësisht mënyrën e saj së të jetuarit dhe madje do të bëjë edhe gjëra fshehtas.

Mos u ndieni në faj, nuk jeni e vetmja që bëni këto veprime…

  • Hani ushqim pa ju parë njeri. Madje shpesh do të mendoni se keni uri edhe pse sapo keni ngrënë. Mos na thoni se nuk jeni mbyllur ndonjëherë në një dhomë vetë për të shijuar diçka të shijshme në qetësi të plotë?
  • Pas trimestrit të dytë depilimi vetë do të jetë diçka që do t’i përkasë të shkuarës. Këtë do të mund ta bëni vetëm nëse dikush ju ndihmon!
  • Përdorni YouTube apo Google për të mësuar gjithçka rreth lindjes, për të parë video reale. Kërkimet nuk kanë fund! Dhe frika rritet bashkë me barkun.
  • Do të mendoni vazhdimisht për gjininë e fëmijës. Mos e mohoni! Sigurisht që shëndeti i bebes është më i rëndësishmi, por nuk e keni dëshiruar ndonjëherë të jetë vajzë apo djalë? Mos u shqetësoni pasi kjo nuk ju bën aspak nëna të këqija. Në fund të fundit fëmijën do ta doni njësoj pavarësisht gjinisë.
  • Nxirrni veshjet e fëmijës dhe filloni i shikoni për një kohë të gjatë. Sa herë do t’i kesh nxjerrë nga sirtarët e madje mund të jesh habitur sa të vogla janë.
  • Jeni parë në pasqyrë për të vërtetuar sa është rritur barku. Kryesisht pasi keni bërë dush do ta gjeni veten duke e bërë këtë veprim. Jeni më të bukura se kurrë!
  • Jeni çuar natën për të ngrënë diçka. Zakonisht mendoni me vete se ka nevojë fëmija. Por kujdes, sepse rreziku për të marrë shumë peshë është i lartë nëse e bëni një ves.

E identifikuat veten tuaj në një nga pikat e mësipërme? Kemi harruar ndonjë prej tyre?

Lexoni edhe: A i keni pasur këto dëshira të çuditshme gjatë shtatzënisë?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X