7 gjerat qe e bejne te lumtur nje nene

0 0

Mund të jetë një buzëqeshje, një dorë e vogël dhe e butë, apo edhe një kafshim që të duket aq i ëmbël, pavarësisht se ato kicat e vegjël të kanë pickuar lëkurën e fytyrës. Në të vërtetë mjafton shumë pak për të bërë të lumtur një nënë, e jo vetëm një nënë por të dy prindërit.
1. Kujtimi i momentit të lindjes
Nuk ka rëndësi nëse ka qënë lindje normale apo me operacion cezarian, nuk ka rëndësi sa orë janë kaluar duke ndier dhimbje, në përgjithësi gruaja del nga salla e lindjes duke menduar “ja dola”. Me kalimin e kohës ajo do të jetë më optimiste përsa i përket vështirësive që mund të shfaqen gjatë rritjes së fëmijës, duke qënë se ajo mendon se përderisa ishte në gjendje ta sillte në jetë duke kaluar momente të vështira, do të jetë në gjendje të përballet me çdo gjë që vjen më pas.
2. Kur fëmija rritet i shëndetshëm
Me kalimin e ditëve, javëve pesha e fëmijës rritet vazhdimisht dhe kjo është diçka që e bën nënën të ndihet mirë dhe e qetë, qoftë nëse është duke e ushqyer fëmijën e saj me qumësht gjiri apo formule. Shpesh është pikërisht shtimi i pakët në peshë që e shqetëson një nënë të re, që e bën të mendojë se fëmija i saj nuk është duke u rritur në mënyrën e duhur.
3. Të dëgjojë që fëmija i saj e thërret “mami”
Sigurisht që para se të ndodhë kjo duhet të kalojnë shumë ditë dhe net, dhe mbi të gjitha shumë net pa gjumë, megjithatë për nënën nuk ka lumturi më të madhe se të dëgjojë nga goja e fëmijës të saj fjalën “mami”.
4. Kur fëmija e vlerëson dhe e ha ushqimin që ajo gatuan
Mund të ndodhë që një ditë fëmija të refuzojë totalisht supën e drekës, dhe në darkë të kërkojë më shumë nga ushqimi që ju keni përgatitur dhe kjo është diçka që nënën e bën shumë të lumtur. Një tjetër aspekt që e bën të lumtur një nënë është edhe fakti që fëmija jo vetëm ka uri dhe kërkon ushqimin e saj, por edhe që do të jenë të gjithë së bashku duke ngrënë një nga vaktet kryesore të ditës. Mbani mend se në familje duhet të përpiqeni ta bëni këtë të paktën njëherë në ditë. Kjo do të jetë diçka që do të ndikojë shumë pozitivisht në forcimin e marrëdhënies tuaj në çift, dhe marrëdhënies me fëmijën. Gjithashtu do të stimulojë gjithnjë e më shumë fëmijën të vlerësojë gjithnjë e më shumë ushqimet e shëndetshme.
5. Të qeshurat
Një tjetër moment magjik që bën të lumtur nënën dhe babain është ai kur të gjithë fillojnë duke qeshur për diçka që është thënë apo parë. Mund të jetë edhe dicka shumë e vogël që do t’i bëjë të gjithë të qeshin me të madhe, dhe është pikërisht një moment i tillë që do t’i falë prindërve ndjesinë e të qënit mirë dhe të lumtur përgjithmonë.
6. Këtë e ka mësuar nga unë
Kur vjen në jetënjë fëmijë të gjithë përpiqen ta “bëjnë” të ngjajë me babain, me gjyshen, hallën e me rradhë, duke shkuar në disa raste edhe deri tek strëgjyshja. Pra në shumë raste nëna nuk merret pothuajse fare në konsideratë. Megjithatë vjen një moment që dikush do ta pyesë fëmijën “kush ta ka mësuar këtë këngë”? dhe ai do të përgjigjet “mami”. Kjo është dicka që do të gëzojë zemrën e çdo nënë, ky është një shpërblim që ajo merr për punën që ka bërë ne lidhje me edukimin dhe të mësuarit e fëmijës.
7. Kur vjen në jetë një fëmijë tjetër
Për një nënë, nuk ka gjë më të bukur të shikojë sesi rritet dhe zhvillohet ndjenja vllazërore mes fëmijëve të saj pasi ka ardhur në jetë edhe fëmija tjetër. Për të do të jetë diçka shumë e bukur të shikojë fëmijët e saj sesi shkojnë aq mirë me njëri-tjetrin, duke qënë një mbështetje për tjetrin për gjithë jetën.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X