Disa gra mbeten shtatzëna shumë shpejtë, ndërsa të tjerave u duhet te përpiqen edhe me vite të tëra për të ngjizur një fëmijë. Kjo ndodhë për shkak të shumë faktorëve që mund të ndikojnë në fertilitetin tuaj dhe të partnerit tuaj. Por duke i ditur se cilët janë këta faktorë, ju dhe partneri juaj mund të ndryshoi stilin tuaj të jetesës për të rritur mundësitë e arritjes së një shtatzanie.
- Hiqni dorë nga pijet me gaz
Gratë që pinë 2 apo më shumë gota në ditë me çfarëdolloj pije me gaz, kanë rreth 16% më pak mundësi për të ngjizur një fëmijë se gratë të cilat nuk konsumojnë pije me gaz.
- Flini më shumë gjumë
Studimet kanë treguar se gratë që flenë 7 deri në 8 orë gjumë në natë kanë më shumë mundësi për të mbetur shtatzënë.
Mund t’ju duket e çuditshme por është e vërtetë, pasi sëmundjet e mishrave të dhëmbëve mund t’i shtojnë edhe 2 muaj të tjera përpjekjet tuaja për të arritur një shtatzani.
- Ushtrohuni, por jo shumë
Gratë që ushtrohen në mënyrë të moderuar për 5 orë në javë kanë më shumë mundësi për të mbetur shtatzënë. Por duhet të tregoni kujdes pasi nëse ushtroheni më shumë sesa duhet mund të bëni të kundërtën duke i ulur mundësitë tuaja.
- Mos e lejoni partnerin të shikojë shumë televizor.
Sipas një studimi të vitit 2013 nga Harvard University meshkujt që shikojnë televizor më shumë se 20 orë në javë kanë 44% më pak spermatozoidë se normalja.
- Inkurajojeni partnerin të humbë peshë
Sipas një studimi po të vitit 2013, burrat mbipeshë apo obezë kanë më pak mundësi për të ngjizur një fëmijë.
Pirja e duhanit mund të dëmtojë fertilitetin e të dy partnerëve, ndaj ekspertët rekomandojnë që të dy partnerët të heqin dorë nga duhani nëse po kërkojnë një shtatzani.
Lexoni dhe: S’mund te mbeteni shtatzene? Ja si ndikon vitamina D
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu