7 Gjërat që duhet të bëni me një çift që po “lufton” me infertilitetin

Steriliteti është shumë më i vështirë se sa mund ta mendoni, sepse prindërimi është një ëndërr për shumicën e çifteve.




0 0

Të kuptosh se ty  nuk po të ndodh ndërsa të gjithë çiftet rreth e rrotull po bëhen me fëmijë mund të të thyejë vërtet zemrën.

Ndërsa disa njerëz zgjedhin të mos kenë fëmijë, njerëzit që luftojnë me infertilitetin janë të detyruar nga fati që të mos kenë pasardhës.

Si një person i tretë, mund të jeni vërtet konfuzë rreth gjërave që duhet të thoni kur takoni një çift që po përballet me infertilitetin.

Ky artikull do t’ju ndihmojë të kuptoni se çfarë mund të thoni dhe cilat gjërat duhet t’I shmangni kategorikisht.

1) Jepuni atyre hapësirën e nevojshme. Nëse miku apo kushëriri juaj po lufton me infertilitetin, jepini çiftit hapësirën e nevojshme. Mos “i fusni hundët” në përpjekjet që çifti po bën për të pasur një bebe pasi kjo nuk është puna juaj. Ju mund të përpiqeni të flisni me ta sepse ju intereson por ata kanë nevojë për hapësirën personale, pasi trajtimi i infertilitetit dhe trauma emocionale mund të jetë shumë rraskapitëse.

2) Bëjuani të ditur se ju jeni aty për ta. Nëse doni të bisedoni me ta për problemet e tyre, përpiquni t’i pyesni nëse duan të ndajnë gjërat me ju. Le ta dinë që nëse nuk duan mund t’I mbajnë gjërat për vete, por treguojuni se ju jeni aty sa herë që të duan të flasin. Gjëja më mbështetëse që mund të tregoni është që të mos përpiqeni të bëni pyetje indirekte, ata nuk janë budallenj dhe ju do t’i lëndonit nëse e teproni.

3) Mos ju dërgoni informacione. Mos u dërgoni artikuj apo video që lidhen me sterilitetin dhe se sit a trajtojnë atë, pasi ata dinë tashmë thuajse çdo gjë rreth këtyre informacioneve. Dërgimi i artikujve të tillë nga faqet e internetit thjesht do të vazhdojë t’u përkujtojë atyre problemin e madh që kanë. Ata me siguri janë duke bërë maksimumin dhe nëse ju nuk jeni mjek ose nëse nuk ju kërkojnë këshilla, provoni të flisni me ta për gjëra të tjera.

4) Mos bëni krahasime. “Kështu veproi vajza e xhaxhait të mikes së kushëririt tim kur nuk mund të mbetej shtatzënë” – askush nuk dëshiron ta dëgjojë këtë. Njerëzit që luftojnë me infertilitetin me siguri kanë lexuar shumë informacione dhe kanë folur me shumë mjekë. Ata tashmë dinë gjithçka dhe gjëja e fundit që duan është ta krahasoni rastin e tyre me rastin e dikujt tjetër.  Steriliteti mund të ndodhë për shkak të shumë arsyeve dhe rastet janë shumë të ndryshme për njerëz të ndryshëm. Informacioni juaj në përpjekje për t’u bërë sjellshëm mund të shkaktojë dëm.

5) Mos i detyroni ata të marrin pjesë në “Baby Showers”. Ata nuk janë xhelozë! Ju mund të mos jeni në gjendje të imagjinoni dhimbjen emocionale që përjeton një çift pa fëmijë nëse është pjesë e një baby shower-i. Dhe mendimi se ata nuk do të bëjnë kurrë një festë të tillë mund t’i dëmtojë shumë.

6) Mos e përmendni birësimin. Mos flisni për të adoptuar një fëmijë nëse çifti nuk po e mendon këtë. Është dëshira e secilit çift që të ketë një fëmijë që është mishi dhe gjaku i tyre. Adoptimi nuk është kurrë një opsion i keq, por lërini ta zgjedhin vetë. Jo të gjithë njerëzit mund ta përballojnë adoptimin dhe idea juaj mund t’I bëjë ata të ndihen totalisht pa shpresë.

7) Pra, çfarë duhet të bëni? Njerëzit që luftojnë me infertilitetin tashmë kanë shumë dhimbje dhe vështirësi për t’u marrë me këtë çështje. Ata mund të kenë nevojë që disa njerëz të jenë aty gjithmonë për ta. Mundohuni t’u kërkoni që të shkoni të shihni filma, të bëni pazar apo të planifikoni një udhëtim bashkë. Mundohuni t’jua hiqni mendjen nga gjëja që ata i trishton dhe nxitini të argëtohen. Sigurohuni që të mos i detyroni për asgjë. Mundohuni të sillni normalë dhe të mos hapni tema për të cilat mund të pendoheni .Është e thjeshtë – mos jini tepër kureshtar apo predikues.

Lexo edhe: Infertiliteti nuk është anormal, mos e trajtoni si të tillë!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Nëse po tentoni për shtatzani,...

Nëse po tentoni për shtatzani, duhet të dini se pjelloria mund të ndikohet nga ushqimi, duke filluar me mëngjesin. Kjo tezë mbështetet nga Dr. Gemma Fabozzi, embriologe klinike dhe nutricioniste...

Vuani nga endometrioza? Mos i...

Endometrioza është një sëmundje delikate, e cila nuk është gjithmonë e lehtë për tu njohur dhe që shkakton pasoja të rëndësishme tek gratë e prekura. Midis tyre, edhe vështirësia për...

Analizat e pjellorisë, tashmë me...

Hulumtimet e fundit nga Eshre, Shoqëria Evropiane e Riprodhimit Njerëzor dhe Embriologjisë mund të ndryshojnë qasjen ndaj një studimi që shumë gra i nënshtrohen analizës së fertilitetit. Hormoni AMH Studiuesit...

Përbërësi ushqimor që dëmton shumë...

Lloji i dietës së ndjekur mund të ndryshojë spermën e mashkullit brenda disa ditësh, duke ndikuar në lëvizshmërinë e spermës dhe duke luftuar (ose përkeqësuar) infertilitetin mashkullor. Mjafton që burrat...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X