7 dhurata vertet te dobishme per nje nene te re

0 0

Ky ështe një artikull që do t’ju vije në ndihmë kryesisht grave dhe vajzave që kanë një mike apo të afërmen e tyre që pret të sjellë në jetë një fëmijë. Mund të jetë një komplet me tuta, një lodër, një tufë me lule, mund të jetë gjithcka, por çfarë në të vërtetë mund t’i nevojitet nënës së re?
Ja disa ide që mund t’ju vijnë në ndihmë ndërsa jeni duke menduar për të blerë një dhuratë.
1. Dhurata klasike: trupore dhe bebelina

Truporet duket se nuk janë kurrë tepër, madje duket se gjithmonë e më shumë do t’i hyjnë në punë nënës, kjo pasi fëmija i porsalindur mund të ketë nevojë të ndërrohet shumë herë gjatë ditës. Ndërsa blini trupore ju duhet të merrni në konsideratë masën trupore të fëmijës, si edhe moshën që do të ketë ai në momentin që do ta përdorë. Ju mund të bleni disa trupore me masë të madhe, pra që të mos përdoren që në ditët e para të lindjes, në mënyrë që nëna t’i përdorë ato për një kohë të gjatë.
Një tjetër dhuratë do të ishte edhe blerja e bebelinave. Edhe pse nuk mund të duket ide origjinale për një dhuratë, kini parasysh se fëmijës i duhen shumë bebelina gjatë rritjes së tij, dhe sigurisht që blerja e tyre kushton.
2. Momenti i larjes: peshqiri dhe vaska plastike
Ju mund të blini edhe dicka që mund t’i shërbejë fëmijësnë momentin e larjes dhe për këtë do të ishte shumë i mirë një rrobëdeshambër ose një peshqir i madh me kapuc. Nëse mendoni se mund të nevojitet dicka tjetër, një alternativë shumë e mirë do të ishte edhe vaska plastike. Nëse do te keni mundësi ekonomike do të ishte e këshillueshme blerja e një vaske plastike me këmbë fiksuese, e cila do të jetë një pajisje shumë e mirë sidomos nëse nëna do të sjellë në jetë fëmijën me aën e një operacioni çezarian.
3. Po nëse fëmija do të sëmuret në një moment?
Sigurisht që qumështi i gjirit është shumë i pasur me antikorpe të cilat do ta mbrojnë fëmijën nga shumë sëmundje, megjithatë do të vijë një moment që ai mund të vuajë të paktën nga kolla apo një virozë e lehtë. Për këtë arsye ju mund të blini dicka që do t’i vijë në ndihmë nënës së re në atë moment. Cfarë mund të jetë? Mund të jetë një aparat aerosoli ose një aparat që shërben për të krijuar lagështirë në ajrin e dhomës së fëmijës. Të dyja këto pajisje janë shumë të mira për të lehtësuar dhe zbutur kollën e fëmijës.
4. Mund të nevojitet diçka në kuzhinë?
Mund të jetë një sterilizues biberosh, një ngrohës biberonash dhe ushqimi, një termus në të cilin mund të futet ushqimi apo qumështi i fëmijës, dhe madje edhe një frulator. Kini parasysh se fëmija nuk do të ushqehet përgjithmonë me qumësht gjiri apo formule.
5. Momenti i lojës
Përveç lodrave të shumëllojshme që mund të blini për fëmijën e vogël, ju mund të blini edhe një aksesor që do të argëtojë fëmijën, dhe njëkohësisht do të ndihmojë edhe nënën e re. Cila është kjo pajisje? Një relaks! Asnjë me mirë se një relaks nuk do të bënte të mundur që nëna të ishte pak e lirë të merrej me punët e tjera të shtëpisë ndërsa fëmija qëndronte i ulur në të dhe lëkundej apo vështronte rreth e rrotull ambientin, gjë që nuk ja mundëson qëndrimi shtrirë në karrocë apo krevat.
6. Diçka për shëtitjet e muajve të parë
Duke ju përshtatur edhe stinës në të cilën ka lindur fëmija ju mund t blini dicka që dot t’i vijë në ndihmë nënës së re ndërsa është duke sëhtitur me fëmijën e saj. kjo mund të jetë një marsup në të cilin nëna ta mbajë fëmijën ngjitur pas trupit të saj, apo një xhup/tutë e cila vishet në të gjithë trupin dhe nuk lejon futjen e të ftohtit në trupin e fëmijës.
7. Mund të blejmë diçka për nënën e re?
Zakonisht dhurata tipike që i cohet një gruajë që sapo ka sjellë në jetë një fëmijë është buqeta me lule, por në të vërtetë ndonjëherë kjo dhuratë bëhet nga aq shumë persona sa gruaja nuk ndien më lumturi. Cfarë mund të behët në këtë rast? Ju mund t’i dhuroni asaj një parfum, krem, scrub për trupin, pra diçka për veten e saj, diçka që do ta bëjë të ndihet jo vetëm nënë por edhe grua.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X