7 arsyet pse keni gjakderdhje pas seksit

Koncepti bazë i seksit ka të bëjë me shkëmbimin e lëngjeve trupore. Por ka një lëng që nuk doni ta shihni në çarçafë pasi keni kryer marrëdhenie dhe ky është gjaku.




0 0

Nëse ndodh vetëm njëherë ose në një rast të rrallë ndoshta nuk ka asgjë për t’u shqetësuar por nëse ndodh më shumë se njëherë është koha të lini një takim me mjekun tuaj.

Shumica e shkaqeve pse ndodh kjo nuk janë të rrezikshme por ka disa shkaqe që mund t’ju rrezikojnë seriozisht shëndetin.

Arsyet pse mund të keni gjakderdhje pas seksit:

  1. Është një efekt anësor i kontraceptivëve. Një nga pengesat kryesore të pilulave hormonale për shmangien e shtatzënisë është aftësia e tyre për të rregulluar ciklin tuaj. Por “çdo lloj kontraceptivi hormonal mund të çojë në gjakderdhje pas marrëdhënieve seksuale” . Në mënyrë tipike, ju do ta vini re këtë kur filloni një pilulë të re, për shembull; mund të duhen disa muaj që trupi juaj të përshtatet me të. Por nga ana tjetër kontracepcioni hormonal “herë pas here mund të shkaktojë atrofi të konsiderueshme, ose tharje të vaginës dhe si rezultat marrëdhënia  seksuale mund të shkaktojë marrje mendsh dhe gjakderdhje.
  2. Mund të keni një infeksion seksualisht të transmetueshëm. Infeksionet seksualisht të transmetueshme mund të shkaktojnë shumë simptoma jo-të mira dhe gjakderdhja pas seksit është padyshim një prej tyre – veçanërisht nëse infeksioni çon në një inflamacion të qafës së mitrës. Qafa e mitrës shumë e irrituar mund të sjellë gjakderdhje nëse fërkohet. SST si klamidia, gonorrea dhe trikomoniasis mund të sjellin acarim në qafën e mitrës, kështu që çdo gjakderdhje  mund të shkaktohet nga njëra prej këtyre infeksioneve të zakonshme. Shumica e grave nuk kanë simptoma të Infeksioneve seksualisht të transmetueshme dhe kjo është arsyeja pse kur keni një gjakderdhje anormale duhet të kërkoni menjëherë trajtim.
  3. Një polip endometrik mund të jetë shkaku. Kjo tingëllon më e frikshme sesa është. “Polipet janë si grumbull indesh që formohen në traktin riprodhues në qafën e mitrës ose brenda mitrës. Ato janë beninje dhe mund të rriten në madhësi nga disa milimetra deri në disa centimetra. Polipet mund të ulen nga qafa e mitrës në vaginë, ku mund të preken ose goditen gjatë seksit. Ato kanë shumë enë gjaku dhe mund të gjakoseni nëse preken, kështu që ju shihni sasi të vogla gjaku pas marrëdhënies seksuale. Vlen të përmendet se polipet janë më të zakonshme tek gratë e mëdha në moshë, përgjithësisht në moshën 40 vjeç e lart. Nëse dyshoni se polipi është shkaku për gjakderdhjen pas seksit mund t’ja thoni gjinekologut.
  4. Tharja vaginale mund të ketë shkaktuar gjakderdhje. Nëse nuk jeni të lagura sa duhet gjatë seksit, ekziston një shans që të mund të keni gjakderdhje për këtë arsye. Kjo pasi fërkimi nga depërtimi mund të dëmtojë indet e ndjeshme vaginale. Flisni me mjekun për këtë dhe mund t’ju sugjerojnë lubrifikiantë, hidratues etj në varësi të shkakut të thatësisë. Por sigurohuni që të bisedoni me mjekun tuaj në vend që të vetë-diagnostikoheni.
  5. Mund të keni vaginozë bakteriale ose infeksionin maja. Këto dy infeksione janë kaq të zakonshme; sa që vlerësohet se tre nga katër gra e përjetojnë të paktën një herë ne jetën e tyre. Ky lloj infeksioni mund të shkaktojë inflamacion dhe acarim, i cili mund të rezultojë me gjakderdhje gjatë seksit. Gjakderdhja nuk është simptoma më e zakonshme e vaginosis bakteriale ose infeksionit maja. Këto infeksione zakonisht karakterizohen nga ndryshimet në ngjyrën ose erën e sekrecioneve vaginale, si dhe nga shqetësimet vaginale si kruajtja e zgjatur.
  6. Mund të jetë shenjë e një fibroidi. Mitra juaj është e përbërë nga inde me gjëndra dhe muskuj, dhe një fibroid është një rritje e indit muskulor. Një fibroid mund të jetë aq i vogël sa një bizele. Më shumë se 75% e grave kanë fibroide në një moment gjatë periudhës riprodhuese të tyre. Dhe nëse dikush diagnostikohet, në të shumtën e rasteve  asnjë trajtim nuk është i nevojshëm. Problemet mund të shfaqen nëse një fibroid rritet. Nëse kjo ndodh, mjeku juaj mund të dëshirojë të diskutojë mbi mundësitë e trajtimit, siç është heqja e tij me operacion.
  7. Ju mund të keni kancer të qafës së mitrës. Kanceri i qafës së mitrës është i rrallë në gratë që bëjnë Pap-teste të rregullta. Në rast se keni gjakderdhje për këtë arsye, gjakderdhja mund të jetë tipikisht e lehtë dhe pa dhimbje. Kjo ndodh për shkak të natyrës vaskulare të kancerit të qafës së mitrës dhe se fërkimi i seksit mund të irritojë indet dhe të shkaktojë gjakderdhje.

Nëse keni gjakderdhje anormale të vazhdueshme, tregojini mjekut tuaj.

Lexo edhe: Pse disa gra kanë gjakderdhje të madhe pas lindjes?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X