7 Arsyet pse është mirë të jeni shtatzënë në verë

Kur kuptova shkurtin e kaluar se po prisja një fëmijë për herë të parë, isha shumë e lumtur. Gjinekologja ime më tha se fëmija do të lindte afërsishtë në fund të shtatorit.




0 0

U gëzova sepse fëmija im do të kishte ditëlindjen afër asaj të babait të tij, por më pas kur kujtova që do të më duhej të kaloja muajt e nxehtë të verës me barkun e madh po mendoja se si do t’ia dal.

Mirëpo kur bëra disa kërkime më rezultoi se të jesh shtatzënë në verë ka disa përfitime dhe unë dua t’i ndaj ato me ju:

1.Është kohë e mrekullueshme për stërvitje në natyrë. Ecja dhe noti janë dy miqtë më të mirë të një gruaje shtatzënë. Të dyja këto sporte ofrojnë përfitime të mëdha kardiake dhe janë justifikimi i përsosur për të dalë jashtë e për të marrë ajër të freskët. Ecja është një nga format më të mira të stërvitjes gjatë shtatzënisë, sepse ajo mund të bëhet nga të gjitha gratë. Edhe stërvitja me peshë do të sillte shumë përfitime shëndetësore për nënën pasi sjell më shumë oksigjen tek muskujt dhe rrjedhimisht tek foshnja nëpërmjet placentës.

Këshillë: Vishni këpucë të rehatshme që mund t’i mbani veshur edhe në ujë.

Noti ofron lehtësim shumë të nevojshëm nga shtimi i peshës së shtatzënisë, ënjtja, presioni, lirimi i nyjeve dhe nxehtësia e verës. Nëse ecja në tokë është e pakëndshme, qëndrimi në ujë është alternativa e përkryer. Gjimnastikë në ujë është e preferuar nga shumë gra shtatzëna, sepse është vendi i vetëm ku ato nuk e ndiejnë peshën.

2.Frutat dhe perimet e freskëta janë të bollshme. Dhe shumica prej nesh tashmë e dimë se sa e rëndësishme është të kemi ushqyes të tillë për një nënë dhe për një fëmië të shëndetshëm. Frutat dhe perimet kanë vitamina dhe lëndë ushqyese të rëndësishme si karbohidratet që japin energji dhe fibra, të cilat janë kryesoret për të pasur bebin të shëndetshëm.

Kur ngrohet moti gratë duan të hanë më shumë ushqime të freskëta dhe frutat apo perimet e papërpunuara janë perfekte.

3.Dielli ju jep shumë vitaminë D. Ndërsa është e rëndësishme të mos merrni shumë rreze dielli dhe të mbani vazhdimisht në lëkurë krem dielli mineral, nëse shpenzoni disa minuta në ditë nën rrezet e diellit, ekspozoni lëkurën tuaj në më shumë dritë UV, gjë që e bën atë të prodhojë më shumë vitaminë D.

Mungesa e vitaminës D është shumë e zakonshme gjatë shtatzënisë dhe ka qenë e lidhur me një rrezik më të lartë të diabetit gestacional, preeklampsisë dhe vaginozës bakteriale.

Natyrisht, ka disa burime ushqimore, siç janë qumështi dhe peshku i yndyrshëm që përmbajë vitamin D por nga dielli merrni më shumë.

4.Veshjet! Rrobat e lindjes kanë bërë një rrugëtim të gjatë në vitet e fundit. Tani, opsionet për rroba shtatzënie janë të adhurueshme dhe ke shumëllojshmëri fustane, funde, costume banje, etj.

5.Fëmija juaj mund të ketë më pak gjasa për të marrë RSV nëse ka lindur gjatë muajve të verës.

Virusi i sincicitetit të frymëmarrjes (RSV) është një virus shumë ngjitës që shkakton një infeksion të traktit respirator. RSV mund të jetë serioze për foshnjat që lindin parakohe, ose ato që kanë probleme në zemër dhe në mushkëri, sidomos në moshën 6 muajshe dhe më të vogla.

Sezoni i këtij virusi në përgjithësi është nga tetori deri në maj, kështu që foshnjat e lindura në muajt e ngrohtë kanë më pak gjasa për t’u prekur nga ai.

6.Hidratimi i lëkurës bëhet më lehtë dhe “shijon” më shumë.

Eshtë e domosdoshme të qëndroni të hidratuar mirë gjatë shtatzënisë, sidomos në temperaturat e nxehta të verës. Dhe ndërkohë që bëni hidratime me kremra mund të hidratoheni edhe duke shijuar koktejle të ndryshme pa alkool.

7.Pushime! Koha e verës shpesh ofron pushime dhe kohë të mjaftueshme larg punës, gjë që mund t’ju ndihmojë shumë sidomos nëse jeni në javët e para të shtatzënisë dhe simptomat fizike mund të jenë pak të dukshme.

Por, gjithashtu vera është një nga periudhat më të mira të vitit për të shijuar një udhëtim romantik me bashkëshortin.

Lexo edhe: 5 keshilla per t’i “mbijetuar” shtatzanise gjate veres

A do te shkoni me pushime verore kete vere?

  • Jo, nuk do te shkojme (44%, 559 Votes)559
  • Po, do t'i kalojme ne Shqiperi (27%, 339 Votes)339
  • Do te shkojme, por ende nuk e kam vendosur se ku... (18%, 236 Votes)236
  • Po, do te shkojme jashte Shqiperise (11%, 144 Votes)144

Total Voters: 1 278

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

1000 ditët e para të...

Ekziston një arsye pse çiftet që dëshirojnë të bëhen prindër, këshillohen t'i kushtojnë vëmendje mënyrës së jetesës së tyre që nga momenti i konceptimit të një fëmije (me të vërtetë,...

Edhe mjedisi gjatë kohës së...

Alberto Villani, presidenti i Shoqatës Italiane të Pediatrisë (Sip), kohët e fundit pohoi rëndësinë e dhënies së vëmendjes së duhur faktorëve mjedisorë të kombinuar me gjenetikën në funksion të konceptimit....

Emocionet pozitive mes nënës dhe...

I mbështjellë brenda mitrës, i qetësuar nga lëvizjet e nënës, i qetësuar nga rrahjet ritmike të zemrës: fetusi është i sigurt dhe i mbrojtur. Ekspertët thonë se: një fëmijë që...

Sa duhet të ecë një...

Të qëndruarit aktiv gjatë periudhës së shtatzanisë është një nga këshillat më të vlefshme si për shëndetin e nënës, ashtu edhe për foshnjën që do të vijë në jetë. Megjithatë,...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X