6 trajtime bukurie që largojnë njollat e errëta nën sqetull

Njollat e errëta nën sqetull janë një shqetësim serioz dhe shpesh shkaktohen për shkak të një gjendje të lëkurës të njohur si acanthosis nigricans (AN) që trash dhe errëson lëkurën.




0 0

Sidoqoftë, kjo mund t’ju bëjë të ndiheni në siklet dhe të mos shijoni dot ditët në plazh.

Për t’ju ndihmuar të largoni këtë ngjyrë të errët ju tregojmë 6 trajtime bukurie duke përdorur produkte që lehtë mund t’i gjeni në shtëpinë tuaj.

  1. Uthull molle + sode buke

Çfarë duhet të bëni: Përzieni uthullën e mollës me sodën e bukës. Ajo duhet të krijojë flluska. Kur fluksat qetësohen aplikoni përbërjen në zonën e sqetullave. Lëreni të qëndrojë për disa minuta më shumë dhe më pas shpëlajeni duke përdorur ujë të ftohtë. (3 herë në javë)

  1. Ujë trëndafili + sode buke

Bëni një pastë duke shtuar ujin e trëndafilit në pak sode buke. Aplikojeni këtë paste në sqetullat e errëta dhe lëreni për 10 minuta. Pas 10 minutash, lajeni atë duke përdorur ujë të ftohtë dhe e lini të thahet. Bëjeni dy herë në javë.

  1. Qumësht + shafran indie + mjaltë

Ju duhet 1 lugë gjelle qumësht, 1 lugë pluhur shafrani, 1 lugë mjaltë. Përziejini mirë dhe aplikojini në sqetulla. Lëreni përbërjen të thahet dhe më pas shpëlajeni. (3 herë në javë)

  1. Sheqer kafe + vaj ulliri

Ju duhen 3 lugë të vogla sheqer kafe, 2 lugë gjelle vaj ulliri i virgjër. Përzieni mirë përbërësit. Përdorini për të pastruar sqetullat përreth 2 minuta dhe më pas lërini të pushojnë për 5 minuta. Pas pesë minutash shpëlajini me ujë të vakët dhe përdorni një peshqir të butë për t’i harë. Bëjeni dy herë në javë.

  1. Vaj bajamesh

Ju duhen disa pika vaj bajame. Përdorni vajin për të masazhuar zonën e errët për rreth 8-10 minuta. Bëjeni çdo ditë nëse keni mundësi.

  1. Patate

Qëroni dhe grijeni pataten. Shtrydhni pataten për të nxjerrë lëngun. Aplikoni këtë lëng në zonën e errët. Lëreni atë për 15 minuta dhe më pas shpëlajeni duke përdorur ujë të ftohtë. Bëjeni dy herë në ditë: një herë në mëngjes dhe një herë para se të shkoni në shtrat natën.

Lexo edhe: Dimri dhe i ftohti e thajnë lëkurën, ja 10 mënyra si ta mbroni atë






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Trendi i konsumit të qumështit...

Pirja e qumështit të gjirit është si një ilaç. Po, por për foshnjat që ushqehen me gji nga nëna e tyre. Për të rriturit, nuk është vërtetuar të letë përfitime,...

Operacioni plastik i gjirit, tashmë...

Implantet e gjirit kanë qenë gjithmonë shumë të kërkuara, për ato që duan një dekolte më të bukur e nuk kanë frikë t'i drejtohen kirurgjisë kozmetike për të përmirësuar pamjen...

Ulja e dritës së ekranit...

Ulja e dritës së ekranit të telefonit gjatë natës, nuk ju ndihmon të flini më mirë. Vendosja e funksionit në telefonin tuaj që zvogëlon intensitetin e dritës blu në ekran...

Shtohen ndjeshëm ndërhyrjet estetike, çfarë...

Efekti Covid ndihet shumë edhe në korrigjimet estetike kur ka një kthim prapa të shtimit të kërkesave për ndërhyrje, që praktikisht nënkupton buzë me filler, dekolte shpërthyese dhe vithet e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X