Një gjumë i mirë dhe i rehatshëm ndikon shumë në mirëqenien tonë gjatë ditës. Edhe pse nuk është ideale, të rriturit në rastet kur nuk flenë mjaftueshëm, ia dalin të mos kenë probleme të nesërmen duke pirë kafe ose diçka tjetër që i mban aktivë.
Ndërsa për fëmijët është shumë e vështirë të përballojnë efektet anësore nëse nuk kanë fjetur mjaftueshëm gjatë natës.
Ekspertët rekomandojnë që fëmijët e moshave 7-13 vjeç duhet të flenë 9-11 orë gjumë çdo natë. Mungesa e gjumit ndikon në aftësitë e tyre të të mësuarit, zgjidhjes së problemeve dhe përqëndrimit. Ata gjithashtu mund të sillen çuditshëm, madje të bëhen hiperaktivë.
Shenjat që tregojnë se fëmija nuk ka fjetur sa duhet
E ka të vështirë të zgjohet në mëngjes
Të bësh gati fëmijën për shkollë ose kopsht në mëngjes është shumë e vështirë, por kjo bëhet edhe më sfiduese nëse nuk ka fjetur mirë. Përveçse do të duhet shumë kohë që të zgjohet, fëmija me vështirësi do të komandojë këmbët për të ecur, sepse nuk do të ketë mjaftueshëm energji.
Dremit kudo
Një tjetër tregues se fëmija nuk ka fjetur sa duhet, është fakti që e zë gjumi disa herë gjatë ditës kudo që të jetë, në klasë, në tualet etj.
Ka shëndet emocional të dobët
Ju kujtohen ditët e para kur keni lindur dhe ushqenit fëmijën me gji dhe flinit shumë pak? Si ka qenë gjendja juaj emocionale? Pak a shumë e njëjta gjë ndodh edhe me fëmijët kur nuk flenë, ata do të mërziten shumë shpejt për gjëra të vogla dhe do t’ju duhet shumë kohë të rimarrin veten.
Ka probleme në shkollë
Një trup i lodhur nënkupton gjithashtu një mendje të lodhur. Kjo do t’i bëjë fëmijët të shpërqëndruar dhe do të kenë shumë vështirësi të kuptojnë mësimet, gjë që do të ndikojë në rezultatet e tyre.
Shfaq sjellje hiperaktive
Ndryshe nga të rriturit që mungesa e gjumit i bën pasivë, tek fëmijët efekti është i kundërt. Ata do të nervozohen lehtësisht, do të flasin tej mase, do të veprojnë në mënyrë impulsive dhe do të jetë e vështirë të qetësohen.
Gërhasin gjatë gjumit dhe papritur ndalojnë së marri frymë
Apnea është çrregullimi më i zakonshëm i gjumit tek fëmijët dhe mund të fillojë që në moshën 3-vjeçare. Nëse fëmijët shfaqin këto shenja, duhet t’i çoni menjëherë te mjeku.
Lexo edhe: Per sa ore gjume ka nevoje nje femije sipas moshes
Sorry, there are no polls available at the moment.')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu