6 rregulla per ushqyerjen e femijes

0 0

Për disa familje momenti i ushqyerjes së fëmijës është një luftë e vërtetë. Në fakt 3 nga 10-të fëmijë pëlqejnë të konsumojnë gjithmonë të njëjtat ushqime, ndër të cilat në më të shumtën e rasteve nuk bëjnë pjesë frutat dhe perimet. Është shumë e rëndësishme që familja t’i japë fëmijës edukatën e duhur në lidhje me një ushqyerje të shëndetshme, por si mund të arrihet kjo?

  1. Mos e detyroni fëmijën të mbarojë atë që ka në pjatë. Ky është një veprim i gabuar që shkakton tek fëmija ndjenja negative ndaj ushqimit. Ai duhet të hajë aq sa ka nevojë.
  2. Fikeni televizorin. Kjo mënyrë e të ngrënit shkakton tek fëmija ndjenja refuzimi ndaj ushqimeve të reja, apo edhe ndaj të gjitha ushqimeve në përgjithësi. Në momentin e ngrënies fëmija duhet të jetë i ulur në tavolinë dhe të hajë i qetë.
  3. Vaktet duhet të jenë të njëjta për të gjithë personat ne tryeze.
    Nuk mund të pretendoni që fëmija juaj të hajë supën ndërsa ju keni në pjatë diçka tjetër. Të gjithë duhet të kenë në pjatë të njëjtin ushqim!
  4. Gatuani në mënyra të ndryshme. Perimet apo gjithçka tjetër mund ta gatuhet në mënyra të ndryshme dhe në mënyrë të tillë që të ngjallin kuriozitet tek fëmija.
  5. Kujdes me proteinat shtazore. Fëmija duhet të konsumojë më pak mish, vezë, djathë etj dhe më shumë fruta dhe perime. Kështu do të mbani larg tij edhe rrezikun e shfaqjes së obezitetit.
  6. E perfshini atë në kuzhinë. Merreni me vete në supermarket ndërsa jeni duke bërë pazarin, në kuzhinë ndërsa jeni duke gatuar, e lejoni të provojë ushqimet që keni gatuar bashkë, pra e transformoni kuzhinën dhe ushqimet në një lojë.

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X