loading

6 produkte për fëmijë që mund t’i përdorin edhe të rriturit

0 0

Sa herë që aplikojmë locione në lëkurën e fëmijës apo pudër në lëkurën e njomë të bebave, aroma e këtyre produkteve na pëlqen shumë. Ka diçka më tepër se thjesht një aromë në produktet që janë për fëmijët, pasi era e tyre sikur na sjell paqe në shpirtin tonë.

Kështu që me siguri do të ishit të lumtura po ta dinit se mund të përdorni produktet e bebave në vend të produkteve kozmetike të shtrenjta që blihen zakonisht.

Produktet e përmendura më poshtë janë të përshtatshme edhe për lëkurën e të rriturve.

  1. Locion për fëmijë. Produktet e larjes për bebe zakonisht janë të buta me lëkurën e tyre por janë edhe mjaft ushqyes për lëkurën e të rriturve. Nëse aroma e locionit të bebes ju pëlqen shumë kur e lani atë, tani keni një arsye më shumë për ta përdorur edhe për vete. Lëkura juaj do të jetë e butë dhe do të ndieni erë freskie. Për më tepër sa herë ta përdorni locionin për vete do të kujtoheni për ditët e bukura të fëmijërisë.
  2. Pudër bebesh. Meqënëse verën e kemi para dhe po kërkoni një mënyrë “magjike” për të hequr qafe kruajtjet dhe djersën provoni pluhurin e foshnjave “Baby Powder”. Ky pluhur do të kujdeset për zonat e ndjeshme (ku akumulohet djersa) ose për lëkurën tuaj të thatë në ditët e nxehta. Me një sasi të vogël të pluhurit të foshnjave, do të ndiheni të freskëta dhe do të shijoni verën! Pudra e bebeve ka edhe disa përdorime të tjera. Ajo mund të përdoret edhe si një shampoo e thatë sa herë që jeni me nxitim dhe s’keni kohë të lani flokët. Gjithashtu nëse ankoheni për djersitjen e këmbëve gjatë verës, pudra e bebeve do të ndihmojë në thithjen e lagështirës së tepërt nga këmbët tuaja dhe do t’ju ndihmojë që t’i mbani ato të freskëta. Spërkatni këpucët tuaja me pudër bebeje gjithmonë para se të dilni.
  3. Vaji për bebe. Shumë gra përdorin vaj për të hequr makiazhin e syve. Nëse e bëni këtë ju sugjerojmë që të përdorni vajin që nuk irriton sytë tuaj dhe nuk i shkul qerpikët. Vaji për foshnja, që përdor një formulë të sigurt për bebe, mund të përdoret për heqjen e makiazhit të syve. Hidhni disa pika vaj të tillë në një copë pambuku dhe fshini qerpikët deri sa të siguroheni se nuk ka mbetur asnjë grimcë make up-i në sytë tuaj.
  4. Krem për foshnjat (Extra Soft). Nëse fëmija juaj ka lëkurë të thatë, ne e dimë se duhet të keni investuar duke blerë një krem të mirë për bebe që është tepër i butë dhe e mban lëkurën e tij të hidratuar gjatë gjithë ditës. Aplikimi i kremit për bebe në lëkurën tuaj do ta mbajë atë të hidratuar gjatë gjithë ditës. Ju mund ta aplikoni atë edhe në krahët dhe këmbët tuaja, pasi kremi do t’u japë atyre një shkëlqim delikat.
  5. Letrat e lagura për bebe. Letrat e lagura për bebe mund të bëjnë shumë më tepër sesa thjesht t’ju ndihmojë të pastroni trupin e foshnjës. Letrat e lagura për fëmijë janë të buta dhe përdorimi i tyre në fytyrën tuaj nuk do të irritojë lëkurën tuaj. Ju mund t’i përdorni për të fshirë make up-in në sy dhe më pas të shpëlani fytyrën me ujë. Ato janë madje të përshtatshme për rregullime të shpejta në lidhje me gabimet që bëni kur përdorni produktet kozmetike.
  6. Kremi për mbrojtjen nga dielli. Njëlloj si kremi për bebe apo pluhuri, edhe kremi mbrojtës nga dielli për fëmijë mund të përdoret nga të rriturit. Kremrat kundër diellit për bebet dhe foshnjat zakonisht nuk përmbajnë elementë shtesë të ashpër, duke i bërë ata të përsosur për lëkurën e ndjeshme. Nëse jeni të shqetësuar se vlera SPF e mbrojtjes së diellit tek një foshnjë nuk është e mjaftueshme për të mbrojtur lëkurën tuaj, gaboheni sepse vlera SPF në çdo krem dielli nuk varet nga mosha.

Produkti i bebave që nuk duhet ta përdorni kategorikisht

Ndërsa të gjitha produktet e përmendura më sipër për foshnja janë të sigurta për t’u përdorur edhe nga të rriturit, ekziston një produkt i bebave që nuk duhet ta përdorni, të paktën jo në flokët tuaja. Është fjala për shampon e bebit. Ne e kuptojmë se ideja e përdorimit të shampos së butë të foshnjës është joshëse, por formulimi i pH i shampos të foshnjës është i ndryshëm nga ai i shampos të një të rrituri dhe nuk është formuluar për flokët tuaj. Gjithashtu, niveli i lartë i aciditetit tek një shampo “që nuk shkakton lot” mund të jetë e dëmshme për flokët tuaj.

Lexo edhe: Sendet e domosdoshme te bebes

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Foshnjat që flenë në njërën...

Bebet kalojnë shumë kohë duke fjetur. Si nënë, mund të keni vërejtur disa pozicione gjumi të foshnjës, dhe të keni vënë re se ai preferon të flejë në njërën anë....

Si t’i mbrojmë fëmijët nga...

Pickimet nga mushkonjat janë pickimet më të zakonshme të insekteve. Reagimi ndodh menjëherë pas thumbimit dhe karakterizohet nga një kruajtje intensive, e shoqëruar me skuqje dhe, në disa raste, nga...

Njihuni me Johnson-in e RI

Johnson bashkëpunon me ekspertë dhe prindër nga e gjithë bota në mënyrë që të jetë një lider në kërkimin dhe kuptimin e nevojave të fëmijëve dhe prindërve, sepse gjeneratat e...

Jashtëqitja e bebit mund të...

Kur je një prind i ri fillon të ëndërrosh se si fëmija yt do të duket kur të rritet, si do të sillet etj... Edhe nëse ai nuk bën asgjë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X