6 problemet që shpesh i ngatërrojmë me sëmundje të tjera

0 0

Ndonjëherë ne bëhemi mjek për veten tonë dhe ia vendosim vetë diagnozën dhimbjeve të caktuara. Mirëpo problemet shëndetësore nuk duhet të merren aq lehtë. Shëndeti është një nga gjërat më të rëndësishme në jetë, prandaj sëmundjet nuk duhet të neglizhohen apo të ngatërrohen për diçka tjetër.

Më poshtë ju tregojmë një listë të problemeve që mund t’I ngatërrojmë.

1.Sulmi në zemër me sulmet e panikut. Ndonjëherë është shumë e vështirë të dallosh një sulm në zemër nga një sulm paniku sepse, në pamje të parë, simptomat e tyre kanë shumë gjëra të përbashkëta. Një dhimbje e mprehtë si thikë shpesh tregon goditjen në zemër. Në shumë raste, kjo dhimbje është e pranishme vetëm në krahun e majtë.

Ja cilat janë dallimet mes një sulmi në zemër dhe një sulmi paniku: Njerëzit që përjetojnë një goditje në zemër vuajnë nga frymëmarrja e shpejtë dhe jo nga shqetësimi. Por ata mund të ndihen shumë të frikësuar.  Para kësaj, ata mund të ndiejnë një dhimbje koke dhe tronditje. Në rastet e sulmeve të panikut, një njeri ka ndjesinëe humbjes së kontrollit të nervave dhe të mendjes së tyre. Nëse keni sulme paniku, trupi juaj është i tensionuar, dhe mund të ndodhë që të vuani nga dhimbjet e muskujve.

2.Meningjiti me të ftohtin e zakonshëm. Meningjiti është inflamacioni i membranave të buta rreth trurit dhe palcës kurrizore. Është shumë I rrezikshëm dhe mund të shkaktojë dëme në tru. Prandaj është shumë e rëndësishme që të merrni një diagnozë të hershme dhe të saktë. Simptoma të zakonshme të tilla si ethet, duart e ftohta, dhimbjet e muskujve, dhimbjet e kokës dhe lodhja mund t’ju gënjejnë. Kjo sëmundje shpesh ngatërrohet me të ftohtin e zakonshëm sepse simptomat janë të ngjashme.

Keni kujdes me: ngrirjen e qafës,  konvulsionet, pikat dhe skuqjet në lëkurë, ndjeshmëri ndaj dritës.

3.Tuberkulozi me të ftohtin e zakonshëm. Tuberkulozi është ende një nga sëmundjet vdekjeprurëse më të zakonshme në botë. Me këtë sëmundje, bakteret zakonisht sulmojnë mushkëritë, por ato gjithashtu mund të dëmtojnë pjesët e tjera të trupit. Tuberkulozi përhapet përmes ajrit kur një person kollitet, teshtin ose flet. Por temperatura tek një person me tuberkuloz nuk rritet më shumë se 37-37.5 ° C dhe rritet kryesisht në mbrëmje

Simptomat si lodhja, ethet, djersitja gjatë natës dhe dridhjet mund t’ju bëjnë të mendoni se keni marrë një të ftohur të zakonshme.

Por ekzistojnë simptoma të veçanta që ju tregojnë se kjo është vetëm një e ftohur, si:  kollitja që zgjatë tre javë ose më shumë, kollitja me gjak, dhimbje gjoksi ose ose dhimbje gjatë frymëmarrjes ose kollitjes, humbje e padëshiruar peshe.

4.Kanceri i gjirit me mastitin. Pothuajse gjysma e pacientëve me kancer diagnostikohen shumë vonë. Rreth një e katërta e pacientëve me kancer e zbulojnë sëmundjen e tyre pasi janë future në një fazë më të avancuar. Dhe nëse disa simptoma përsëriten përsëri dhe përsëri gjatë një periudhe të gjatë kohore, mund të mos jetë vetëm nga imuniteti i ulët. Mundohuni të jeni në harmoni me trupin tuaj dhe t’i kushtoni vëmendje mënyrës se si ndiheni.

Simptomat e kancerit janë shumë të ngjashme me shenjat e sëmundjeve të tjera. Për shembull, kanceri i gjirit inflamator ngatërrohet lehtë me mastitin, apo tumori malinj në zorrën e trashë ka simptoma të ngjashme me kolitin apo sindromën e zorrëve nervoze.  Ju mund të keni të njëjtat simptoma si mastitis kur keni kancer gjiri inflamator si : acarim të lëkurës, skuqje, dhimbje dhe nxehtësi në gji. Duhet t’i kushtoni vëmendje shenjave më specifike të kancerit si: Kruarjes së gjinjve, gunga ose nyje në gji, grimca të vogla në sipërfaqe, reaksione të thithave.

5.Apandesiti me cistet në vezoren e djathtë. Të dyja këto probleme janë të rrezikshme dhe kanë nevojë për diagnozën e duhur. Të dyja mund të shkaktojnë dhimbje të forta dhe të papritur anë anën e djathtë të barkut. Është më mirë të mos kontrolloni internetin për shpjegime të simptomave, por në vend të kësaj, menjëherë thirrisni mjekun ose ambulancën.

Ka disa shenja që mund të përcaktojnë problemet që mund të keni. Në rastin e kisteve, ju mund të keni një çrregullim të ciklit menstrual. Por në rastet e apendesitit mund të keni: Shtrëngim dhe fortësi në bark, pamundësi për të kaluar gazrat.

6.Lupusin me sëmundje të tjera. Ju mund të keni lupus gjithë jetën tuaj dhe as të mos e dini për këtë, sepse simptomat janë kaq të ndryshme – shpesh mund të duket sikur keni vetëm një sistem të ulët imunitar që po ju bën të prekeni nga të gjitha llojet e sëmundjeve. Mjekët kërkojnë vite për të diagnostikuar këtë sëmundje të rrezikshme, pasi thjesht duket sikur jeni të sëmurë me shumë sëmundje të vogla. Gjëja kryesore që ju duhet të dini është se nëse keni dhimbje të kyçeve dhe të muskujve dhe ethet shfaqen shpesh pa asnjë arsye, është më mirë të kërkoni nga mjeku që t’ju kontrollojë më në tërësi. Kjo sëmundje autoimune mund të ndikojë në çdo pjesë të trupit duke përfshirë edhe organet e brendshme. Në disa raste, lupusi mund të shkaktojë dëmtim të funksioneve në sistmet kardiovaskulare dhe ato të tretjes. Kushtojuni vëmendje shenjave vijuese të lupusit: Dhimbje nyjesh, ethe pa arsye, lodhje, dhimbje në gjoks kur merrni frymë thellë dhe rënie flokësh.

Lexo edhe: Lipodistrofia, semundja qe ngaterrohet me anoreksine






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X