loading

6 mite rreth operacioneve cezariane që shumë gra i besojnë

Shumë gra derisa e përjetojnë vetë një operacion cezarian, nuk dinë shumë rreth këtij procesi. Nuk është se ka mësime në shkollë apo ndonjë gjë që të mëson më herët nëse operacioni cezarian të lë një shenjë të madhe dhe të dukshme apo shenja zhduket me kalimin e kohës.




0 0

Një gjinekologe shumë e njohur në Spitalin Portland të Mbretërisë së bashkuar ka treguar se cilat janë mitet rreth operacionit cezarian, me të cilat ndeshen shumë gra.

Dëgjimi i shumë miteve që rrethojnë lindjen e foshnjës mund të shkaktojë shqetësime dhe ankth të panevojshëm për nënat në një kohë kur ndjenja e qetësisë është e rëndësishme, thotë doktoresha Penelope Law.

Miti 1- Operacioni cezarian lë shenja të mëdha dhe të dukshme. Shumë gra të cilat do të lindin me operacion mund të jenë të shqetësuara se do t’ju ngelet një shenjë e madhe, dhe ky shqetësim është krejt normal. Por nuk duhet të viheni në panik. Gratë duhet ta dinë se shumica e plagëve do të zbehet në mënyrë të konsiderueshme dhe do të formohet një vijë e hollë e bardhë që do t’ju kujtojë ditën e lindjes së fëmijës suaj. Përveç kësaj vendndodhja e prerjes nuk do të duket shpesh pasi ajo është horizontale dhe mbi zipërfaqen tuaj pubike. Do të jetë e gjatë rreth 10 cm dhe në plazh nuk do t’ju duket fare pasi bikinit e mbulojnë. Nëse shenja juaj e operacionit ju dhemb, është e kuqe apo e irrituar, pyesni gjinekologun.

Miti 2: Nëse ke bërë një operacion cezarian nuk mund të bësh një lindje natyrale më vonë. Kjo thjesht nuk është e vërtetë. Duke pasur një operacion cezarian nuk i ndalon gratë të provojnë më vonë një lindje natyrale. Përveç rasteve kur mjeku nuk jua këshillon për shkaqe të tjera lindjen natyrale, operacioni cezarian i mëparshëm nuk do t’ju pengojë që ta bëni atë.

Miti 3: Ka një numër të kufizuar të operacioneve cezariane që mund të bëni. Në të vërtetë nuk ka kufizime se sa operacione cezariane mund të bëjë një grua por rreziku i ndërlikimeve rritet me numrin e operacioneve të tilla. Rreziqet mjekësore rriten me secilën procedurë. Këto rreziqe përfshijnë lëndimet e zorrëve, gjakderdhjen dhe komplikimet në vendin e implantimit të placentës. Për këtë arsye, gjinekologu këshillon një plan për mënyrën optimale të lindjes që duhet të bëhet në secilën shtatzëni dhe të individualizohet për secilën grua.

Miti 4: Nëse keni bërë një operacion cezarian nuk do të mund të ushqeni me gji. Nëse një grua zgjedh të ushqejë me gji, mënyra e lindjes nuk ka ndonjë efekt të madh në aftësinë e saj për ta bërë këtë, shpjegon doktoresha. Nëse i nënshtroheni një operacioni cezarian urgjent, thotë Dr. Penelope, qumështi i gjirit mund të kërkojë pak kohë për të ardhur. Kjo ndodh “zakonisht për shkak se nëna është shumë e lodhur”, por normat e ushqyerjes me gji kanë tendencë të jenë të njëjta pavarësisht nga mënyra e lindjes.

Miti 5: Periudha e rikuperimit nga lindja natyrale është pak a shumë e njëjtë me atë të lindjes me operacion cezarian. Ndërkohë që nuk duhet të presësh që të shërohesh në çast, qoftë nga një lindje vaginale ose nga një prerje cezariane (“sigurisht që nuk është diçka që ndodh brenda natës”, thotë gjinekologia), ka përgjithësisht një ndryshim në kohën e rikuperimit mes të dyjave këtyre metodave të lidnjes. Zakonisht duhet më shumë kohë për gratë që të lëvizin dhe të ecin lehtësisht pasi kanë bërë operacion cezarian, në krahasim me gratë që kanë bërë një lindje natyrale pa komplikime. Gratë që kanë lindur në mënyrë natyrale mund të largohen nga spitali pas gjashtë orësh dhe kanë një kohë shërimi prej rreth një jave. Në të kundërt, gratë që kanë pasur një lindje cezariane mund të zgjedhin të shkojnë në shtëpi pas 24 orësh, por shumica qëndrojnë për 2-3 ditë në spital dhe nuk mund të ndjehen plotësisht të shëruara për 2 deri në 4 javë.

Miti 6: Gjatë operacionit nuk do të ndiesh asnjë gjë, të keqe apo të mirë. Megjithëse nuk do të keni ndonjë dhimbje për shkak të anestezisë që do t’ju bëhet gjatë një operacioni cezarian, disa gra mund të ndiejnë akoma disa tërheqje apo presione, shpesh të përshkruara sikur po rrëmohet brenda barkut, shpjegon doktoresha. Por duhet ta kuptoni se ka duar njerëzish që po futen brenda barkut tuaj.

“Të përzierat menjëherë pas lindjes janë gjithashtu të zakonshme. Operacionet cezariane kanë ndjesi të ndryshme nga lindjet vaginale, por emocionet kur të shihni foshnjën tuja do të jenë të njëjta çfarëdolloj lindje të kryeni”, thotë dr.Penelope.

Lexo edhe: Cfare e ben nje shtatzani te perfundoje ne operacion cezarian?


Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Shtatzënia, pse duhet t’i kushtohet...

Në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre, fëmijët që kanë baballarët e stresuar do të jenë më kapriçozë, më të shqetësuar dhe më të frikësuar nga situatat e panjohura. Pasojat te...

Skleroza e shumëfishtë, a mund...

Të prekurit nga skleroza e shumëfishtë, një sëmundje që prek sistemin nervor dhe mund të çojë në paaftësi të rëndë, janë mbi të gjithë të rinjtë mes moshës 20 dhe...

Përdorni këtë ilaç në shtatzani?...

Tilenoli është një prej medikamenteve kundër dhimbjes, për të cilët mjekët thonë se është i sigurt për gratë që ta përdorin gjatë gjithë shtatzanisë. Por një studim i kohëve të...

Nuk kishte biletë, nxjerrin nga...

Ngjarja ka ndodhur në La Spezia, në Liguria. Francesca Pennucci, 45 vjeçe, është në muajin e nëntë të shtatzanisë. Ajo u përpoq të blinte biletën e autobusit kur tashmë kishte...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X