6 mënyra të shpejta dhe të lehta për të zhbllokuar tubat në shtëpi pa thirrur hidraulikun

0 0

Një bllokim i tubave në kuzhinë është një nga problemet më të zakonshme dhe të bezdisshme që mund të keni në familjen tuaj. Kjo ndodh herë pas here, duke ndikuar seriozisht me punët tuaja të përditshme. Për fat të mirë, ka shumë mënyra më të lira dhe më të lehta për të zgjidhur problemin se sa për të thirrur një hidraulik.

Më poshtë ju tregojmë 6 mënyra se si të zhbllokoni lavamanin në shtëpi me produkte qe i keni ne shtepi. Lexojini ato dhe fiksojini për rastet emergjente.

1.Hiqni bllokimin nga yndyra me sode buke, kripë dhe uthull.Le të fillojmë me një zgjidhje të fortë, për ata që nuk fillojnë ta ndreqin bllokimin derisa ai bëhet shumë i vështirë për t’u hequr. Para së gjithash, duhet të derdhni ujë të nxehtë në tuba. Kjo do të ndihmojë për të zbutur një bllokim.Merrni 1/2 filxhan sode buke dhe 1/4 filxhan kripë. Përziejini dhe derdheni në tub përbërjen. Nxehni një gotë uthull derisa të jetë gati për të vluar dhe derdheni atë mbi përbërësit të tjerë.Mbuloni me shpejtësi tubin që të mos lejoni nxjerrjen e shkumës që do të pasojë.Prisni 15 deri 30 minuta, pastaj hidhni përsëri ujë të nxehtë

2.Eliminoni bllokimin me kripë dhe me ujë të valë.Nëse bllokimi nuk është serioz ose sapo ka filluar të formohet, ju mund ta zgjidhni me masa më të lehta. Kripa do të pastrojë tubin nga brenda, duke hequr bakteret dhe aromat e pakëndshme në të njëjtën kohë. Për shkak se efekti i saj është mjaft i butë, ndoshta do të duhet të përsërisni procesin disa herë – veçanërisht nëse bllokimi është më i madh se sa prisni.Merrni gjysmë gote kripë dhe derdhini në tubin e kullimit.Merrni një enë me ujë të valë dhe derdheni mbi kripën. Kini kujdes të mos lejoni që uji i nxehtë të kthehet në duart ose mbi trupin tuaj. Derdhni ujë të nxehtë nga çezma dhe shpëlajini tubat e kullimit me ujë të rrjedhshëm.Përsëriteni nëse mendoni se është e nevojshme.

3.Përdorni uthull dhe sodë buke.Uthulla dhe soda e bukës janë klasike kur është fjala për zhbllokimin e tubave. Kjo është një zgjidhje e shpejtë dhe e thjeshtë dhe nuk lejon që të shpenzoni para pasi këto përbërës i keni tashmë në kuzhinën tuaj. Hidhni pak ujë të vluar në tub. Sa më shumë që të jetë e mundur – mund të derdhni edhe një kovë të tërë.Pastaj shtoni 0,5 – 1 filxhan sode buke dhe lereni atë për disa minuta.Më pas përzieni ujin e valuar me uthullën në proporcion 1: 1 dhe derdheni atë mbi sodën e bukës. Mbuloni tubin për të lejuar që përzierja që keni hedhur të bëjë punën  e saj. Për ta mbyllur derdhni një gotë me ujë të nxehtë brenda tubit.

4.Pastroni tubin duke e hequr fizikisht atë. Bëhet fjalë për tubin e lakuar nën lavamanin tuaj i cili mund të mbledhë yndyrat dhe mbeturinat e vogla. Për shkak të formës së saj, ajo bëhet shkak i shumicës së bllokimeve në kuzhinën tuaj. Hiqni ujin nga lavamani (nëse nuk ka rrjedhur në tub) sepse në momentin që mund të hiqni tubin uji mund të rrjedhë. Vendosni një kovë poshtë saj dhe tërhiqneni tubin e lakuar. Ky tub çmontohet shumë lehtë dhe pasi ta keni bërë këtë mjafton që ta pastroni. Me dorë ose duke përdorur furça. Pasi ta mbaroni montojeni njëlloj siç e hoqët.

5.Përdorni një zhbllokues prej gome për të hapur tubin tek kuzhina.Para së gjithash, nëse keni një lavaman me dy pjesë mbyllni tubin në një anë të lavamanit për të krijuar “thithje”. Më pas merrni zhbllokuesin prej gome dhe vendoseni në tub. Hapni rubinetin dhe mbushni lavamanin me ujë. Shtyni dhe tërhiqni zhbllokuesin. Mos u tregoni të butë – duhet të aplikoni pak forcë. Jepini 6 deri në 10 herë dhe më pas zhbllokuesin për të parë nëse uji largohet. Nëse jo, përsëritni procesin.Pasi zhbllokimi bëhet i mundur, hapni ujin e nxehtë për të larguar çdo gjurmë të mbetur të mbeturinave.

6.Përdorni makinën thithëse të fshesës së korentit.Kjo është ndoshta pika më e habitshme në këtë listë. Por mos harroni, ju nuk mund ta bëni këtë me çdo fshesë me korrent. Ju lutem, mbani mend se mund të keni nevojë për ndihmë, prandaj mos e bëni këtë zhbllokim vetëm. Kjo metodë është njëlloj si ajo e mësipërmja.

Mos harroni se kjo mënyrë duhet të përdoret vetëm nëse metodat e tjera nuk kanë funksionuar. Nëse keni provuar ndonjë trajtim kimik, prisni të paktën 8 orë para se të provoni vakumin.

Lexo edhe: 5 keshilla per te mbajtur shtepine paster

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X