6 menyra per te shijuar vitin e pare te femijes

0 0

Koha e kaluar me fëmijët është shumë e çmuar duke qënë se ata rriten sa hap e mbyll sytë. Shpesh harrojmë se fëmija jonë nuk do të kthehet më bebe dhe për pasojë mund të humbim shumë gjëra dhe episode nga rritja e tij. Viti i parë në shumë raste është ai që kalohet pa u vënë re, midis të qarash dhe lodhjesh, midis përpjekjes pë r t’u përshtatur me jetën e re e me rradhë. Megjithatë të shijuarit e kësaj kohe nuk shtë një mision i pamundur. Falë këshillave të mëposhtme mund të jeni në gjendje të merrni nga fëmija juaj momentet më të mira të rritjes.
1. Kërkoni ndihmë! Nuk është fundi i botës nëse e bëni
Edhe pse në fillim mund të duket pak e sikletshme dhe mund t’ju bëjë të ndiheni sikur nuk jeni duke i dhënë kujdesin e duhur fëmijës tuaj, duhet të dini se nuk ka asnjë gjë të keqe në të kërkuarit e ndihmës. Ju mund të keni nevojë për dikë që të kujdeset për fëmijën tuaj ndërsa pastroni shtëpinë, gatuani apo bëni një dush. Për këtë arsye mos e mohoni ndihmën që mund t’ju ofrohet apo mos keni ndrojtje të kërkoni ndihmë nga dikush.
2. Fëmijët e vegjël nuk kanë nevojë për aq gjëra të reja sa mendoni ju
Ju nuk duhet të mendoni vetëm për të blerë veshje apo aksesorë për fëmijën tuaj. Në fund mund ta kuptoni se jo të gjitha gjërat që keni blerë janë të domosdoshme, kryesisht veshjet e shtrenjta, pasi më të shumtën e kohës fëmija do të vishet me rroba të rehatshme. Duke bërë blerje “me mend” do të mund të kurseni shumë para, gjë e cila do t’ju bëjë që në moment të caktuara të mos hasni vështirësi ekonomike.
3. I vendosni fëmijës një rutinë të përditshme
Duke qënë se fëmijët kanë një problem shumë të madh me gjumin, sidomos gjatë vitit të parë të jetës, këshillohet vendosja e një rutine të përditshme e cila do t’i mësojë fëmijës veprimin që pason. Kështu ai do të jetë në gjendje të kuptojë kur është momenti për të fjetur gjumë. Një nga gabimet që bëjnë shpesh prindërit është që e bëjnë fëmijën të varur ndaj një veprimi të keq, siç mund të jetë vendosja në gjumë duke pirë gji apo biberon, tundja në djep apo shtrat e me rradhë , duke mos e kuptuar që ai do të kërkojë të bëjë të njëjtën gjë sa herë të zgjohet nga gjumi edhe gjatë natës. Përpiquni t’i mësoni fëmijës një rutinë pozitive dhe do ta shijoni në maksimum vitin e parë të jetës së tij. Gjithashtu mos anashkaloni detajet që do ta bëjnë fëmijën të flejë më i qetë gjatë ditës, mbani mend se dremitjet e ditës janë shumë të rëndësishme për cilësinë e gjumit të mbrëmjes. Një ndër detajet që duhet të keni parasysh është errësira që duhet të ketë dhoma ku fëmija fle edhe gjatë ditës.
4. Mos e krahasoni fëmijën tuaj me të tjerët
Mund të ndodhë që ndërsa jeni në park fëmija juaj të qëndrojë ulur pranë jush duke mos dashur të përfshihet në lojërat që janë duke zhvilluar bashkëmoshatarët e tij. Në një moment të tillë është shumë normale që mendja e prindit të krahasojë sjelljen e fëmijës së tij me sjelljen e të tjerëve. Ajo që duhet të theksojmë është se spektri i veprimeve normale të një fëmije është shumë i gjerë dhe për pasojë një krahasim i tillë është i pavend. Shpesh mendime të tilla ndikojnë negativisht në shëndetin mendor të prindit, i cili mund të bëhet i fiksuar pas sjelleve të fëmijës. Ju duhet të dini se çdo fëmijë është i ndryshëm dhe për pasojë i tillë do të jetë edhe zhvillimi i tij.
5. Ju dhe fë mija juaj nuk keni pse të jeni gjithmonë bashkë
Është e vërtetë që duhet t’i falni fë mijës tuaj shumë dashuri dhe përkëdhelje, por është edhe e nevojshme të merrni pak kohë për veten tuaj, të shkëputeni qoftë edhe për pak minuta nga të qarat dhe kërkesat e fëmijës tuaj. Nëse keni mundësi ta lini fëmijën tuaj me dikë të besuar mund të bëni shëtitje në një moment që ju duket i përshtatshëm, të bëni e qetë një dush, të shkoni tek parukjerja e me rradhë , dhe nëse nuk keni asnjë njeri që t’ju japë një dorë me fëmijën, mund të uleni në kolltukun e sallonit tuaj dhe të pini diçka duke lexuar një libër pasi fëmija ka fjetur. Është shumë e rëndësishme të qetësoheni për disa momente gjatë ditës.
6. Nuk ka asnjë si ty
Ju nuk do të jeni më e mirë se një nënë tjetër, por nuk do të jeni as edhe më e keqe, ju do të jeni nëna e fëmijës tuaj dhe për pasojë do të jepni maksimumin tuaj që fëmija të rritet i shëndetshëm dhe i lumtur. Ju jeni nëna speciale për fëmijën tuaj.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X