6 llojet e dhimbjeve gjatë shtatzënisë që janë krejtësisht normale

Kur merr lajmin e gëzueshëm se do të bëhesh nënë normalisht ke dëshirë t’jua thuash të gjithëve, familjarëve dhe miqve.




0 0

Ata do t’ju urojnë dhe disa prej tyre do t’ju tregojnë ndoshta gjërat më të mrekullueshme që do të përjetoni gjatë shtatzënisë.

Por nëse po mendoni që jeta në këtë fazë është një kopësht me trëndafila gaboheni. Dhimbjet, problemet dhe komplikimet e caktuara gjatë shtatzënisë janë diçka që çdo grua shtatzënë duhet t’i mbajë nën vëzhgim. Vetëm vini re se ju nuk mund të përjetoni gjithçka që shkruhet më poshtë pasi çdo shtatzani është e ndryshme.

  1. Dhimbjet e barkut gjatë shtatzënisë

Një nga mendimet e gëzuara që të vjen në mendje kur merr vesh se je shtatzënë është se nuk do të duhet të kesh dhimbje menstruale çdo muaj. Por disa gra mund të mos jenë në gjendje t’i shpëtojnë këtyre edhe gjatë shtatzanisë, sepse ekziston diçka që quhet ngërçe shtatzënie. Dhimbjet e barkut gjatë shtatzanisë mund të ndodhin në tremujorin e parë dhe janë krejësisht normale. Kjo pasi foshnja rritet, mitra zgjerohet dhe ndryshimet e zakonshme gjatë shtatzënisë krijojnë ngërçe.

Duhet të shqetësoheni kur keni:

  • Dhimbje të vazhdueshme të forta;
  • Dhimbje në shpatull ose qafë së bashku me ngërçe;
  • Dhimbje në pjesën e poshtme të barkut me kontraktime;
  • Gjakderdhje vaginale, sekrecione ose marrje mendsh.
  1. Dhimbje shpine

Dhimbja e shpinës mund të përjetohet nga gratë shtatzëna në çdo kohë gjatë shtatzënisë. Ndërsa disa gra përjetojnë dhimbje shpine në fillimin e shtatzanisë, të tjera kanë dhimbje kur janë në tremujorin e tretë. Gratë që janë mbipeshë ose më parë kanë pasur dhimbje shpine, janë më të rrezikuara gjatë shtatzanisë. Stresi, ndryshimet hormonale që ndikojnë në ligamentet në zonën e legenit, shtimi i peshës etj, mund të kontribuojnë në dhimbjen e shpinës gjatë shtatzanisë. Sidoqoftë, këshillohuni me mjekun tuaj nëse keni dhimbje të forta shpine dhe dhimbje ritmike, pasi mund të jetë për shkak të lindjes së parakohshme.

  1. Dhimbje e pjesës së rrumbullakët

Dhimbja e ligamentit të rrumbullakët është një dhimbje e thellë e mprehtë që nxitet nga lëvizjet. Kjo dhimbje mund të ndihet lart ose poshtë në ijet. Ligamentet mund të zgjaten dhe kontraktohen me shpejtësi gjatë shtatzanisë duke shkaktuar tërheqje të mbaresave nervore. Lëvizjet siç janë rrotullimi në shtrat, qeshja, teshtitja, kollitja ose ndonjë lëvizje tjetër e shpejtë mund të shkaktojë dhimbje në ligamentin e rrumbullakët tek gratë shtatzëna. Zhvillimi i jogas, një banje të ngrohtë apo përdorimi i një rripi mbështetës si dhe shmangia e lëvizjeve të papritura mund të ndihmojnë për këtë lloj dhimbje.

  1. Urth

Djegia e stomakut mund ta bëjë çdo grua shtatzënë të irritohet gjatë kësaj faze. Djegia e stomakut shkakton një ndjesi djegieje në gjoks. Më së shpeshti shihet tek gratë gjatë tremujorit të tretë të tyre për shkak të presionit të fëmijës që rritet, në stomak dhe zorrë. Megjithëse nuk është asgjë për t’u shqetësuar, është një ankesë e zakonshme midis grave shtatzëna. Ndryshimi i zakoneve të të ngrënit dhe mënyra e jetesës mund të ndihmojë në parandalimin e urthit gjatë shtatzanisë. Ngrënia e vakteve më të vogla gjatë gjithë ditës, pritja për një orë pasi të hani para se të shkoni në shtrat dhe shmangia e ushqimeve pikante dhe të yndyrshme mund të ndihmojë në trajtimin e urthit.

  1. Kontraksionet e Braxton Hicks

Ato zakonisht përjetohen gjatë tremujorit të tretë, megjithëse mund të ndodhin edhe në tremujorin e dytë. Disa gra i keqinterpretojnë kontraktimet e Braxton si kontraktimet e lindjes, sepse ato më së shpeshti ndihen deri në fund të shtatzënisë. Ndodhin kur muskujt e mitrës shtrëngohen për 1 deri në 2 minuta. Ato janë kontraktime jo të rregullta, të rralla që nuk janë ritmike. Këto kontraktime nuk intensifikohen me kalimin e kohës ndryshe nga kontraktimet e lindjes dhe janë më shumë të pakëndshme sesa të dhimbshme.

  1. Dhimbja si rrufe elektrike

Një simptomë më pak e njohur e shtatzënisë, ndryshe nga kontraktimet e Braxton Hicks ose dhimbjet e shpinës. Kjo lloj dhimbje është një dhimbje e mprehtë që shfaqet në rektum, vaginë ose legen. Ajo merr emrin e saj sepse ndihet si një rrufe elektrike në pjesën e brendshme kur ndodh. Jo të gjitha nënat e provojnë këtë, por zakonisht ajo ndodh deri në fund të shtatzënisë.

Megjithëse këto janë dhimbjet e zakonshme të përjetuara gjatë shtatzanisë dhe janë plotësisht normale, bizedoni me mjekun nëse keni dhimbje të vazhdueshme ose të forta që nuk duket se do të ikin as pas një ore.

Lexo edhe: Çfarë e shkakton dhimbjen e kërthizës gjatë shtatzënisë?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Në cilën javë mund të...

Kanceri në shtatzani është një ngjarje që do ishte mirë të mos ndodhte kurrë, sepse kjo sëmundje mund të ketë një ndikim psikologjik edhe më të rëndë sesa në kohë...

Tensioni i ulët në shatztani,...

Presioni i ulët i gjakut është një situatë mjaft e zakonshme tek gratë e reja dhe aq më tepër në shtatzani. Me nxehtësinë e verës, vlerat e presionit të gjakut...

Shumë pranë kurës që fëmija...

Testuar në një grup majmunësh, një trajtim i ri bazuar në një dozë të vetme të dy antitrupave, rezulton i aftë për të parandaluar transmetimin e HIVit nga nënat e...

Koronavirusi në shtatzani, a ka...

Koronavirusi në shtatzani Siç e dimë, koronavirusi ka ardhur deri në Itali e Greqi dhe rastet e infeksionit rriten orë pas ore, si dhe frika. Gratë shtatzëna sigurisht paraqiten në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X