6 keshilla per ushqyerjen me gji gjate nates se femijes tuaj

0 0

Ushqyerja gjatë natës mund të kthehet në një domosdoshmëri për disa fëmijë, dhe mënyra më e mirë për të larguar këtë ves është të tregoheni e duruar mbi të gjitha, dhe më pas të ndiqni disa këshilla. Ushqyerja me gji i jep jo vetëm ushqim fëmijës por edhe siguri dhe për këtë arsye kjo shpesh kthehet në një problem për shumë nëna. Mënyra më e mirë është heqja e këtij zakoni pa shkaktuar stres dhe ndjenja negative tek fëmija.

Por si mund të arrihet kjo?

Para së gjithash na duhet t’ju themi se kjo varet nga gjendja shëndetësore e fëmijës si edhe nga pesha e tij. Pra para se të vendosni të mos e ushqeni gjatë natës duhet të merrni parasysh dy kushtet e mësipërme. Gjithashtu në këtë proçes duhet të merren parasysh edhe faktorë të tjerë si: mosha e shtatëzanisë në të cilën ka ndodhur lindja (nëse fëmija është prematurë apo jo), fëmija është vajzë apo djalë (djemtë në përgjithësi marrin më shumë peshë), karakteri i fëmijës.

Mos e ushqeni më me qumësht pasi është errësuar. Nëse fëmija juaj ka arritur një peshë më të madhe se 6-7 kg ju mund të mos e ushqeni më. Kjo peshë përkon kryesisht me kohën e fillimit të prezantimit të ushqimeve të ngurta.

E ushqeni para se të flini. Edhe nëse fëmija është në gjumë ju mund ta afroni me kujdes në gji ose t’i afroni biberonin tek goja në mënyrë që ai të pijë dhe të ndihet i ngopur më gjatë.

Përdorni çuçon. Ai mund t’ju ndihmojë të mësoni fëmijën të mos pijë më natën. Fëmija ndonjëherë ka nevojë vetëm të thithë dhe jo të marrë ushqim.

Mos e vendosni në gjumë duke pirë gji apo biberon. Sa herë të zgjohet do të kërkojë të njëjtën gjë edhe nëse nuk ka uri.

Kuptoni sinjalet e fëmijës. Jo gjithmonë ai qan sepse ka uri. Nëse fëmija ka uri do të qajë derisa të marrë ushqim. Ditën e parë e merrni në krah dhe i jepni çuçon duke e mbajtur në krah për disa minuta, ditën e dytë ja jepni çuçon pa e marrë në krah, ditën e tretë prisni disa minuta para se të ndërhyni. Fëmija do të grindet pak dhe më pas do të qetësohet.

E bëni të pavarur fëmijën. Kjo nuk do të thotë se e keni braktisur. Edhe pse është i vogël duhet ta mësoni të vetëqetësohet.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X