6 gjërat që penisi i partnerit tuaj mund t’ju tregojë për shëndetin e tij

0 0

Ju e dini se si një ndryshim në mënyrën se si vagina juaj duket apo ndjehet mund t’ju tregojë për probleme shëndetësore të ndryshme.

Por e njëjta gjë funksionon edhe me penisin e bashkëshortit tuaj. Qimet, dhimbja, entja etj, mund të jenë shenja të një problemi me shëndetin seksual ose të një problemi akoma më të madh shëndetësor.

Por edhe pse i kushtojnë shumë vëmendje pjesëve të tyre intime, meshkujt nuk janë aq të zotë për të vërejtur simptomat që nuk po shkojnë mirë me shëndetin e tyre.

Për këtë arsye nëse vëreni ndonjë nga shenjat e mëposhtme tek ai, kërkojini që të kontrollohet tek mjeku.

1.Penisi i erektuar ka një lakim. Problemi më i zakonshëm që vërehet tek meshkujt është një lakim i penisit që vjen papritmas. Kjo sëmundje quhet “Peyronie”, dhe shkaktohet nga një rritje indeve fibroze që formohen për shkak të sëmundjes auto-imune. Mjekët nuk janë të sigurt përse disa meshkuj preken nga kjo sëmundje por kjo mund të vijë nga një lëndim i penisit, gjatë lojërave sportive ose gjatë marrëdhënieve seksuale. Megjithatë një lakim i vogël mund të jetë krejt normal. Kur ky lakim është më i madh se 30 gradë atëherë duhet të nisni të shqetësoheni dhe ta këshilloni partnerin të shkojë tek një urolog. Burrat me Peyronie janë në një rrezik për t’u prekur më shumë nga kanceri.

2.Ka një gungë nën lëkurë. Një tjetër shqetësim i madh i pacientëve është një gungë penile. Zakonisht, djemtë ndjejnë një ngurtësi, dhe kjo mund të jetë e gjitha e shkaktuar nga një enë gjaku. Gjithashtu shkak mund të jetë një gjëndër limfatike e bllokuar. Meshkujt nuk duhet të frikësohen se mund të kenë kancer, por duhet të shkojnë patjetër tek mjeku për t’u kontrolluar.

3.Penisi i partnerit ka një ose më shumë gunga të vogla. Gungat e vogla në penis mund të shkaktohen nga shumë gjëra. Mund të jenë gunga beninje ose edhe ciste që përgjithësisht nuk janë diçka për t’u shqetësuar. Megjithatë, disa gunga mund të jenë problem i madh. Lythat gjenitalë mund të jenë shkaktuar nga sëmundje seksualisht të transmetueshme.

4.Partneri ka ulçerë (plagë) në penis. Plagët në lëkurën e penisit mund të jenë të dhimbshme ose jo të dhimbshme, kjo në varësi të asaj që po përjeton mashkulli. Por mund të paralajmërojnë sëmundje të ndryshme. Nëse mashkulli ka sifiliz për shembull, do të ketë një plagë që zakonisht nuk dhemb. Herpes gjithashtu shkakton plagë. Të dyja këto sëmundje janë seksualisht të transmetueshme ndaj duhen kuruar patjetër.

5.Partneri ka probleme me urinimin. Gjaku në urinë mund të jetë një problem që kërkon patjetër vëmendjen e duhur, edhe sikur të jetë në një sasi shumë të vogël. Kjo pasi kanceri mund të jetë një shkak i mundshëm për këtë gjendje. Por ndodh që të ketë edhe probleme të tjera si sëmundjet e veshkave, si gurë apo infeksion.

6.Ka një gungë në testikuj. Nuk është saktësisht një problem i penisit, por nëse ndodh ka rrezik të ndikojë edhe tek ai. Nëse partneri juaj ndjen një gungë dhe dhimbje në testikuj, mund të jetë një infeksion dhe ai do të ketë nevojë për antibiotikë për ta pastruar atë. Por mund të ndodhë që kjo gungë të shkaktohet edhe për shkak të diçkaje të quajtur torsioni i testikulit, kur kordoni që furnizon me gjak në këtë pjesë është shtrembëruar ose prerë. Nëse partneri juaj ka këtë problem ai do të ketë edhe ethe, vjellje, enjtje dhe dhimbje barku. Mos e neglizhoni pasi është një emergjecë shëndetësore. Gjithashtu një gungë në testikuj mund të shkaktohet edhe kanceri prandaj është urgjente që të shkoni tek doktori.

Lexo edhe: A mund te ngelem shtatzene nga ejakulimi i hershem?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X