6 Gjërat që mund t’i ndodhin trupit tuaj kur flini në natyrë

Të gjithë i mbajmë mend kohërat kur ishim të vegjël dhe e urrenim gjumin ndërsa sot “vdesim” për pak më shumë gjumë dhe nuk ngopemi ndonjëherë sa duhet.




0 0

Sidoqoftë, për shkak të gjërave si stresi apo puna, jo të gjithë mund të bëjmë gjumë mjaftueshëm. Lajmi i mirë është se kjo mund të rregullohet! Një studim i Universitetit të Kolorados zbuloi se njerëzit që kalonin natën në një tendë flinin mesatarisht 10 orë dhe shkonin në shtrat 2 orë më herët sesa kur qëndronin në shtëpi.

Bright Side rendit 6 arsye pse duhet të provoni të flini jashtë dhe përfitimet që do të keni nga kjo:

  1. Do të jeni të ekspozuar ndaj dritës natyrore.

Sipas një studimi në Universitetin e Kolorados, ekspozimi para dritës natyrale do të rivendosë dhe akordojë orën e trupit tuaj.

Nëse dëshironi që të mbarojnë netët që kaloni pa gjumë, duhet ta konsideroni fjetjen larg teknologjisë.

  1. Nivelet tuaja të melatoninës ndryshojnë.

Ky studim sugjeron që drita artificiale nga smartphone ose kompjuteri juaj mund të ulë nivelet tuaja të melatoninës, gjë që ndikon në cilësinë e gjumit.

Kjo është arsyeja pse ne duhet të përpiqemi të flemë jashtë sa më shumë që mundemi.

  1. Nivelet e imunitetit tuaj rriten.

Një studim në Japoni tregoi se nëse kalojmë rreth 2 orë në pyll çdo ditë sjell shumë përfitime për ne. Do të keni përfitime të tilla si – presioni i ulët i gjakut, përqendrimi i ulët i kortizolit, niveli më i ulët i pulsit, si dhe nivelet më të larta të qelizave të bardha të gjakut.

Për më tepër, edhe një gjumë një natë në natyrë mund të forcojë aktivitetin tonë imunitar për të paktën një javë!

  1. Truri juaj dhe funksionet trupore përmirësohen.

Truri ynë përdor shumë oksigjen që të funksionojë ashtu siç duhet dhe kështu bëjnë edhe muskujt tanë. Nuk është sekret që sa më mirë të marrim frymë, aq më mirë është për ne.

Pra, të flemë jashtë nuk është thjesht një përvojë relaksuese dhe pa teknologji, por gjithashtu do të jetë e mirë për trupin tonë dhe trurin tonë!

  1. Nivelet e stresit tuaj zbresin.

Po, kjo është një gjë e madhe! Me mënyrën se si ne jetojmë jetën tonë, ka shumë mundësi që shumica prej nesh janë shumë të stresuar.

Një studim tregon se edhe shikimi i një fotografie ku ndodhet një pemë ul nivelin e stresit, prandaj të shohësh një pemë reale është edhe më e dobishme për shëndetin tonë mendor. Jo vetëm kaq, por tingujt e jashtëm gjithashtu na qetësojnë dhe kanë cilësi relaksuese.

  1. Nuk ka më ajër të ndenjur ku të merrni frymë.

Sipas studimeve, nëse punoni në një zyrë ose kaloni shumë nga koha juaj në një vend me ajër të kondicionuar dhe nuk ka ventilim të duhur, atëherë nivelet tuaja të  dioksidit të karbonit ka gjasa që të jenë të larta, gjë që ju bën më pak produktiv dhe ju jep dhimbje koke dhe probleme me frymëmarrjen.

Lexo edhe: Sa orë duhet të qëndroni në natyrë gjatë javës që të keni një shëndet më të mirë?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Gjumi i mirë mbron foshnjat...

Ekziston një mënyrë e thjeshtë me të cilën, sipas ekspertëve, prindërit mund të kujdesen për shëndetin e fëmijëve që në moshë të vogël: t'i ndihmojnë ata të pushojnë mirë. Në...

Faza REM e gjumit, është...

A është gjumi një "pilulë magjike" për mirëqenien e adoleshentëve në një krizë të shëndetit mendor? Kjo është një pyetje, e cila ka dhënë indicie në radhët e ekpsertëve të...

Si ta trajnojmë bebin që...

A ka nevojë të tundet fëmija juaj që ta zërë gjumi, apo zgjohet e kërkon gji në mes të natës, apo biberonin, ose thjesht një përqafim nga ju përpara se...

6 arsye përse është mirë...

Kur vjen në jetë një fëmijë, gjumi është një nga pikat kyçe të rritjes së tij, por edhe shumë i rëndësishëm për nënën dhe përkushtimin që duhet të tregojë ajo...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X