6 gjerat e pamundura per t’u bere pas lindjes se femijes

0 0

Pas lindjes së një fëmije prindërit duhet të heqin dorë nga disa gjëra që bënin më parë. Atyre do t’ju duhet të sakrifikojnë disa aktivitete, gjë e cila do t’ju vijë natyrshëm duke qënë se tashmë ne jetën e tyre ka prioritete të tjera.

Jeta ndryshon…

  • Shtëpia nuk do të jetë më në rregull. Fëmijët dhe rregulli në shtëpi janë dy gjëra që nuk shkojnë bashkë, dhe kjo nuk ndodh sepse ata nuk janë të mirë, por sepse ajo është mënyra e tyre e të argëtuarit.
  • Nuk do të mendoni me për veten tuaj. Ky është ligji më natyral i jetës. Tashmë gjithçka rrotullohet rreth nevojave dhe dëshirave të fëmijës.
  • Të flesh gjumë është e pamundur! Për disa nëna të gjumi është një luks tepër i madh, kryesisht përgjatë 3 viteve të para të jetës, e megjithatë nuk mungojnë disa raste fëmijësh të qetë që arrijnë të flejnë përgjatë gjithë natës shumë të qetë, e bashkë me ta edhe prindërit.
  • Tashmë nuk mund të bëni dush, e madje as të shkoni në banjo vetëm. Dushi nuk mund të zgjasë më tepër se 5 minuta dhe nevojat personale tashmë nuk mund të kryhen asnjëherë pa praninë e fëmijës tuaj. Edhe pse proçesi i urinimit zgjat rreth 30 sekonda, për fëmijën është e pamundur ta ndjekë nënën nga pas.
  • Tashmë nuk mund të shikoni një film. Televizori juaj nuk mund të paraqesë film tjetër përveç: peppa pig, masha dhe ariu, frozen e shumë filma të tjerë vizatimorë.
  • Nuk mund të qëndroni shumë gjatë zgjuar pasi fëmijët kanë fjetur. Edhe pse do të kishit dëshirë të merrnit pak kohë për të kaluar me bashkëshortin tuaj, apo vetëm nuk mundeni. Shpesh në fund të ditës jeni aq të lodhura sa kjo do t’ju duket “një luks”.

Lexoni edhe: 10 gjera qe mund te beni ndersa femija fle

 

This is for testing

View Results

Loading ... Loading ...

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X