6 gabimet me te shpeshta qe bejme ne lidhje me gjumin e femijeve

0 0

Ju duhet të dini gabimet që bëni në lidhje me gjumin e fëmijës tuaj në mënyrë që të keni mundësi t’i shmangni. Zakonet e mira të gjumit do të sjellin një natë të qetë për të gjithë.

  • Keni pritshmëri të larta nga fëmija juaj

Nuk duhet të çuditeni kur dëgjoni se një fëmijë 8 javësh fle gjatë gjithë natës, por nuk duhet të prisni që edhe fëmija juaj ta bëjë këtë. Ai mund të ketë nevojë për një kohë të gjatë (për shembull deri në muajin 6) për të pirë qumësht. Gjithashtu disa bebe deri në muajin 2-3 nuk e bëjnë dot diferencën midis ditës dhe natës. Duhet ta ndihmoni ju në lidhje me këtë.

  • E vendosni fëmijën shumë vonë në shtrat

Nëse mendoni se një fëmijë i lodhur do të flejë më mirë dhe më shumë gaboheni.

  • Ndonjëherë duhet të qetësoni bebin me mënyra të ndryshme

Nuk është gabim t’i bëni një shëtitje me makinë, apo me karrocë para gjumit nëse e shikoni se është tepër i frustruar. E rëndësishme është që kjo të mos bëhet një rutinë para gjumit.

  • E stimuloni shumë fëmijën para se ta çoni për të fjetur

Ai duhet të përgatitet për gjumë në një ambient me pak drita, në qetësi si edhe të zhvillojë aktivitete që nuk e stimulojnë, për shembull leximi i një libri.

  • Nuk e ndiqni rutinën e gjumit

Rutina është kryesorja! Ai duhet të dijë dijë se çfarë e pret pas këtyre veprimeve.

  • E mësoni të flejë me vese

Ai duhet të mësohet të vetëqetësohet. Nëse natën fillon qan mund t’i shkoni pranë t’i thoni se është ora e gjumit, ta përkëdhelni lehtë dhe më pas të mos reagoni për pak minuta. Më pas sërish i flisni lehtë për ta bërë të flejë gjumë.

Lexoni edhe: Gjumi i femijes, eksperienca e nje nene

A keni bere ndonjehere blerje online?

View Results

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X